Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nje rrefim nga Internimi…

2016/02/02 at 11:29 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nje rrefim nga Internimi…

Si mësova të lexoj


Gledis Xhomaqi

Isha ende fëmijë dhe Kadarenë nuk e njihja. Atë mbrëmje mendoj se kam dëgjuar për herë të parë për të, ndonëse në tekstet e shkollës kishim pjesë nga të shkrimtarit, por unë e kam fjalën për tjetër njohje. Njeri nga dajot e mi kishte qenë në Vlorë për të marrë bukë gruri dhe vajguri, të cilat na i blinin e grumbullonin të afërmit tanë atje. Të dy dajët e mi u ulën në mbrëmje pranë njeri tjetrit në kuzhinën me dritë të zbehtë e biseda e tyre ishte thuajse fëshfërimë. Flisnin për një shkrimtar të madh e rrebel, që kishte guxuar të shkruante “Pashallarët e kuq”. Nuk njihja Kadarenë, por “pashallarët” e aq më tepër ata të kuqtë i njihja mirë.Mbajta vesh me shumë kureshtje e midis pëshpërimash mësova edhe dicka që më habiti fort, se shkrimtari paskësh thënë” Unë shkruaj për ata që dinë të lexojnë”. Ende e vogël dhe e paditur me një fëmijëri që po e kaloja nga Gjyrala e Dumresë në Kocul të Vlorës, pra në dy vende ku gjithmonë mbaja statusin e të internuarit e të bijës së armikut, sigurisht që këtë shprehje e mora shablon e diku thellë u zemërova, sepse unë dija të lexoja, madje edhe pa hyrë në klasën e parë.
Kaluan pak vite, në vitin e dytë të shkollës së mesme 76 – 77, kur ende nuk i kisha mbushur 17 vjeç, i huazova një mikes time librin “Dimri i vetmisë së madhe”. Tashmë kisha lexuar “Kështjellën” e pak të tjera vepra nga autori që na i servirnin në shkollë së bashku me analizat përkatëse, por “Dimrin e vetmisë së madhe” e lexova vetë. Disa ditë më pas kur e kisha kthyer librin, u takova sërish me miken time dhe ajo për pak sa nuk më vrau. Kisha nënvizuar me laps disa paragrafë e sipas saj, po tu binte në dorë libri “atyre” , nuk kishte rrugë tjetër veçse ti bënte shoqëri të atit, i cili ishte në Spaç, i dënuar nga neni 55. Në fund më tha që librin e kishte zhdukur. Me shoqen u grinda, por thellë në shpirt u lumturova. Kisha mësuar të lexoj. Mandej lexova pothuajse gjithcka nga Ismail Kadare. Nuk e bëja gabimin të nënvijëzoja, por nëse do ta bëja e për këtë do të ndëshkohesha vetëm unë, do të isha dënuar 100 herë nga neni 55, ndoshta edhe më shumë.
Miqtë e mi, të njohur e të panjohur, ju që sot i gjuani dritës dhe shkëlqimit, mëkot lodheni, ato nuk vriten. Që të mos lodheni e sadopak të kuptoni, mësoni ta lexoni Kadarenë.
Dikur gjigandët ngritën krye kundër Zeusit dhe ai i shigjetoi të gjithë me rrufe, duke i dërguar në Tartar. Po a e dini se cili e ndihmoi Zeusin? Herkuli . Mos vallë ju duket vetja Herkul? Po edhe nëse jeni, gjigandi ynë Kadare ja doli Zeusit e jo më atyre që kanë mbetur. Është një shprehje që thotë se “qellimi e justifikon mjetin”. Le të shkojmë para pasqyrave tona dhe le të pyësim veten se sa herë jemi bërë servilë, hipokritë, mashtrues, madje kemi shkelur mbi veten tonë, jemi bërë deri të poshtër për të arritur qëllimet tona të vogla e meskine. A nuk po na skuqen faqet nga turpi? Tashme le të pyesim veten se sa luftë e sa përpjekje titanike , sa mund e sa sakrificë i është dashur Ismailit njeri që të nxjerri jashtë Ismailin gjigand e jo vetëm ta nxjerrë, por ta shpëtojë e ta mbrojë nga rrufetë vdekjeprurëse.
Miqtë e mi, ju që përpiqeni mëkot të njollosni dritën, ju rekomandoj të lexoni “Përbindëshin” , për tu kujtuar se si të gjithë ne dhe vetë Kadare, ishim të gëlltitur në atë bark të llahtarshëm të atij përbindëshi të përmasave përtej mitike e se si ky përbindësh kishte gllabëruar trupat tanë, ndjenjat tona, ëndrrat tona, jetët tona, shpresën tonë. Sa keq që sot kemi harruar! Sa keq që sot nuk dimë ta lexojmë “Përbindëshin”! Sa jetë nga tonat, sa ëndrra e sa talente përçudnoi ai përbindësh! Por Kadare ja doli mbanë.
Lexoni Prometeun, që të kuptoni sa e vështirë është tu japësh njerëzve zjarrin dhe dritën. Lexojeni që të kuptoni dhimbjen e brengën e të qënit i dashuruar me zjarrin dhe dritën e tij. Lexojeni që të kuptoni sesa forcë e trimëri duhet që të jesh dritëdhënës . Kur e arrin dhe e bën këtë, të lidhin në Kaukaz e zhgabat të hanë mëlçinë. Kadare dhe të gjithë ne, ishim a nuk ishim dritëdhënës, por të paktën e aspironim atë në terrin që na kishte mbuluar, ishim të lidhur në Kaukaz e zhgabat gërryenin gjokset tanë. Sa keq që ne i kemi harruar dhimbjet! Sa keq që as shenjat e plagëve në trupat tanë nuk i shohim! Sa keq që sot ende përpiqemi të shqyejmë në gjoksin e Kadaresë, pse ai shpëtoi dhe ja arriti qëllimit.
Gjuha jonë shqipe ka dy emra për shpendin shqiponjë, ajo emërtohet shqipe dhe zhgabë. Ka një ndryshim esencial midis këtyre dy emrave, shqipja është hipëse, ngjitëse, i përket lartësive, ndërsa zhgaba është zhgabërryese, shkapërthyese, shkafalitëse, gërryese, shqyese, shkatarruese, shkallmuse. Ndoshta dhe ky është dhe misteri i të qënit shqipëtar. Ne njëherazi jemi bij të shqipes dhe bij të zhgabave, që me sqepat tanë duam të zhgabërrejmë gjithçka e sidomos kur dimë se brenda sendit që shqyejmë ka ar.
Miqtë e mi, lakmoni të jeni nga kahu i shqipeve!
Dhe së fundi lexoni “Eskili ky humbës i madh”, e cila nuk është një elegji për tragjikun e madh grek, Eskili i Kadaresë është një elegji për teatrin tonë tragjik. Për ato që vetë shkrimtari i humbi e ndoshta nuk i shkroi dot kurrë. Eskili është një elegji për humbjen tonë tragjike. Ne jemi humbësit e mëdhenj dhe në vend që të krenohemi me ç’ka i shpëtoi ferrit ne grindemi pse shpëtoi. Unë e kam lexuar pothuajse të gjithë veprën e Kadaresë e përfundimisht them se Kadareja njeri, Kadareja qënie e dobët e vdekatare qëndron shumë më lart se Kadareja talent i zakonshëm. Përpjekjet e njeriut Kadare, forcat dhe sakrificat e tij janë më gjigande se gjigandizmi i talentit të tij.
Sokratin bashkëkombasit dhe bashkëkohësit e tij e detyruan të pijë helmin. Ai qe i dobët dhe e piu atë. Ismaili ynë qëlloi më i fortë. Sokrati jetoi në shekullin e artë të qytetërimit të madh grek, Ismaili ynë jetoi në Hadë e që nga aty mbajti pishtarin ndezur. Sokrati nuk la asgjë të shkruar, por madhështia në 2500 vjet nuk ju cënua. Kadareja ynë ka lënë një vepër të jashtëzakonshme të shkruar. Të jemi të bindur se do ti kapërcejë 2500 vjetët me madhështinë e veprës së tij.
Brenga ime është uluritëse për çfarë humba e zbëra dot në jetë, megjithatë unë krenohem me Ismail Kadarenë.
Rrofsh Kadare dhe shiko nxirr ende ç’të ka mbetur.



Ju sugjerojmë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Para
FOTO/Skena lesbike në lokalet e natës në Tiranë

FOTO/Skena lesbike në lokalet e natës në Tiranë

Ushqimet e pasura me zink

Ushqimet e pasura me zink

Ja si duken veshjet e “Victoria’s Secret” në trupat e femrave të thjeshta

Ja si duken veshjet e "Victoria's Secret" në trupat e femrave të thjeshta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”. Teksa ironizoi...

Lexo më shumë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
20 Qershor, 2026

Kryeministri Rama u ndal gjatë mbledhjes së grupit parlamentar te PS te debati i zhvilluar rreth projektit në Zvërnec, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}