Ka dalë pas një ore nga ambientet e SPAK kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë u thirr nga SPAK, Leli nuk ka pranuar të japë detaje.
“Nuk më thirri njeri në SPAK dhe nuk bëra denoncim. Për ato që u thanë aty pyesni SPAK”,-tha kryebashkiaku i Vlorës.
Kujtojmë se Leli u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit./Opinion.al