Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut

2019/07/23 at 9:37 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut

Enver Robelli- Në vëllimin e dytë të romanit «Secili çmendet simbas mënyrës së vet» të Stefan Çapalikut ka një skenë ku përshkruhet një ditëlindje në Shkodër në kohën e komunizmit. Baltazar Saraçi, një burrë nevrik shkodran, po festonte me miq ditëlindjen e njëzet të djalit të tij, Marketinit. Ishte e diele, 28 prill 1985, pak ditë pasi kishte vdekur Enver Hoxha. Për ta bërë festën sa më madhështore, familja ishte angazhuar me të gjitha mundësitë. Disa pjata i kishte marrë te një komshi, disa karrige te një tjetër. Ndërsa Baltazar Saraçi po vishte kostumin solemn, dikush i ra derës së oborrit. I zoti i shtëpisë doli me vrap për të pritur mysafirët – dhe kë pa? Kristo Patanakun, spiunin e lagjes. Ai e kishte ftuar veten. Po priste para derës me një «pistoletë të kromume në rripin e pantallonave». Baltazar Saraçi i dha dorën dhe pa i thënë asnjë fjalë e uli diku në tavolinë.


Kjo skenë m’u kujtua sot kur lexova në media se Edi Rama, duke besuar se është i gjithëfuqishëm jo vetëm në Partinë Socialiste, por edhe më i gjithëfuqishmi në Shqipëri e më gjerë në viset shqiptare, mori vendim ta përjashtojë nga organet drejtuese të PS-së, ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Asnjë arsyetim zyrtar nuk e dha Rama për këtë vendim të tij. Dhe s’kishte si të jepte. Ky është një vendim si në kohën e Kristo Patanakut. Një vendim i kohërave të errëta, që edhe pesimistët më të mëdhenj besonin se kanë kaluar në Shqipëri.

Që nga rënia e komunizmit Shqipëria – me përjashtim të qeverisjes së Fatos Nanos – është sunduar nga politikanët autokratë. Për hakmarrjet e Sali Berishës ndaj oponentëve politikë brenda partisë mund të shkruhen libra të tërë. Kësaj rruge tashmë po shkon edhe Edi Rama. Ai e dëboi Ditmir Bushatin për shkak se ishte njëri ndër socialistët e paktë që kishte kurajë të kundërshtojë aventurat e Edi Ramës ndaj të ardhmes së Kosovës. Më konkretisht: në një intervistë dhënë gazetës «Panorama» vitin e kaluar, menjëherë pasi kryetari i Kosovës befas nisi ta bëjë publik projektin e kolegut të tij serb për prishjen e kufijve të Kosovës, Ditmir Bushati u shpreh skeptik. Ai tha: «Nuk kemi pse shpenzojmë energji me mënyrën se si do të kompensohet Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës. (…) Për Shqipërinë dhe aleatët e Kosovës, statusi i Kosovës është çështje e mbyllur dhe pavarësia e saj e pakthyeshme. Prandaj duhet të mbështetemi tek ato parime themelore që sigurojnë paqen dhe stabilitetin demokratik në rajon. Vështruar në këtë prizëm, statusi i Kosovës nuk mund të rihapet as në format dypalësh e as shumëpalësh. E aq më tepër të bëhet objekt krahasimi me raste të tjera të kthyera në ‘konflikte të ngrira’, si pasojë e tolerimit të ‘parimit të rivendosjes’, çka do t’i dhuronte mundësinë për depërtim aktorëve të tretë në Kosovë dhe rajon». Aktorët e tretë është një eufemizëm për Rusinë.

Pak muaj më vonë pas kësaj interviste Edi Rama e hoqi nga posti i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatin, i cili gjatë viteve të tij të shërbimit kishte krijuar një profil të respektueshëm në botë, sidomos në Perëndim. Bushati nuk përflitej për afera korruptive. Nuk i takonte atij qarkut të djemve mizorë dhe servilë të PS-së që nën dorën mbrojtëse të Edi Ramës luanin rolin e ministrave për koordinim të punëve të pista. Por këto gjëra Edi Rama nuk i çmon. Ai nuk duron asnjë kritikë, as nga jashtë, as nga brenda. Këto janë tipare të liderëve autoritarë. Ai kërkon dhe gjen vetëm pionierë puthadorë. Një lider i vërtetë bashkëjeton me kritikët brenda partisë. Edi Rama nuk duron askënd që e kundërshton apo qorton. Sot ai i shkoi hakmarrjes deri në fund duke e shkarkuar nga postet politike në PS, Ditmir Bushatin, faji i vetëm i të cilit është se i tha Edi Ramës: «Ngadalë se i ke hipur kalit së prapthi» dhe po futesh në aventura për prishjen e kufijve të Kosovës.

Më mirë se politikanët e tjerë të Tiranës Ditmir Bushati ka qenë dëshmitar se si Edi Rama pasi mori pushtetin më 2013 u prit me nderime të larta në Berlin. Madje kancelarja Angela Merkel e shihte Ramën si një «njeri të Gjermanisë» në rajon, një që nuk shkakton probleme as në shtëpi, as në fqinjësi, por punon për ta bërë Shqipërinë shtet funksional. Që nga viti 2013 Edi Rama ka kaluar nëpër një metamorfozë të rrezikshme. Prej një politikani gjuhëbrisk që mund të çlironte një vrull pozitiv brenda shoqërisë shqiptare të lodhur nga polarizimi e transicioni, ai është shndërruar në politikan gjuhënepërkë që sillet si pronar i Shqipërisë. Rrjedhimisht, nga Edi Rama që dikur bisedonte me kancelaren gjermane në ballkonin e zyrës së kancelares, tani kemi të bëjmë me një Edi Ramë që në Berlin shihet vetëm si anëtar i grupit të zjarrvënësve rajonalë. Nga një «njeri i Gjermanisë» ai sot është vetëm një politikan pa vizion që vrapon pas agjendave gjeopolitike të presidentit serb, atij rus dhe atij turk.

Siç po shihet Edi Rama ka nisur projektin e tij për krijimin e një Partie Socialiste të re, Partia e Surrelit (PS), aty ku shkojnë të marrin dorë të nënshtruarit e PS-së si ato nuset e shkreta te novela «Vjeshta e Xheladin Beut» të shkruar me aq mjeshtëri nga Mitrush Kuteli. Këtë parti, PS-në e Surrelit, le ta gëzojë Edi Rama. Shqipëria nuk ka nevojë për një PS ku vendimet i merr një njeri, ku një njeri i qorton funksionarët e ministrat përse nuk kanë boll pëlqime në mediat sociale, ku një njeri nuk ka çfarë i ofron më politikës, vendit dhe shoqërisë përveç çitjaneve të tij dhe aferave korruptive.

Ditmir Bushati nuk u shkarkua vetëm për shkak të zënkës për çështjen e Kosovës. Sepse, në fund të fundit, Shqipëria do të pyetet e fundit apo parafundit kur fuqitë e mëdha vendosin të marrin ndonjë vendim për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Bushati u shkarkua sot nga postet drejtuese në PS për shkak se nisi të kritikojë edhe fenomenet negative që kanë lëshuar rrënjë brenda PS-së dhe për këtë përgjegjësi dhe fajtori kryesor është Edi Rama.

Kur e hoqi Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm, Edi Rama tha se ka ardhur koha që Bushati t’i përkushtohet Shkodrës. Vendimi i sotëm tregoi se Edi Rama si autokrat i pastër si loti hakmarrjes i shkon deri në fund. Për këtë ai ka mjaft idhuj. Në Afrikë dhe në vendet e Kaukazit, por më së shumti në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Shkarkimi i Bushatit është një mesazh edhe për socialistët e tjerë: kush kritikon deformimet, internohet në shkretëtirën politike. Kush e pranon këtë stil të politikës, bëhet pjesëmarrës në një projekt autoritar. Shqipëria ka vuajtur mjaft nga këto projekte. Por ndoshta ka një të mirë në krejt këtë zhvillim: siç e shkatërroi Sali Berisha Partinë Demokratike dhe e shndërroi në ndërmarrje private, ashtu edhe Edi Rama duket se në dallditë e tij autoritare synon të ketë një PS për vete. Për socialistët dhe demokratët e vërtetë po vjen koha të kërkojnë një vatër të re politike – ose duke themeluar forca të reja politike ose duke u rebeluar brenda partive ekzistuese./ Burimi: dialogplus.ch



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

6 Qershor, 2026 1:40 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

6 Qershor, 2026 12:12 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Para
Mark Esper konfirmohet për postin e sekretarit të mbrojtjes

Mark Esper konfirmohet për postin e sekretarit të mbrojtjes

E akuzoi se do të pengojë drejtësinë, Meta: Rama nën efektin e dopingut

E akuzoi se do të pengojë drejtësinë, Meta: Rama nën efektin e dopingut

Meta: “Peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera! S’kam frikë nga drejtësia

Meta: “Peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera! S’kam frikë nga drejtësia
















TE FUNDIT

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se...

Lexo më shumë

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
6 Qershor, 2026

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka...

Lexo më shumë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
6 Qershor, 2026

Një 57-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj....

Lexo më shumë

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
6 Qershor, 2026

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.  Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}