Aktualitet

Një emigrant në listat e PS-së në Dibër, Rama: Punon në Bashkinë e Londrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 08/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara” ka prezantuar Lavdrim Krashi, një emigrat nga Dibra që jeton në Londër dhe që do të jetë pjesë e kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Socialiste.

“Në planin tonë do të ketë kandidatë emigrant. Kam kënaqësinë dhe nderin që të ftoj një emigrant nga Londra që do të jetë pjesë e skuadrës sonë e 25 prillit.

Lavdrim Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi sot është shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki” tha Rama.

 

Pas