Aktualitet

Nisin trajnimet e para të mësuesve për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 29/08/22 |
Opi Nion

Këtë të hënë do të nisin trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu, Kushi informoi se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.

 “Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi. Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!” – përfundon statusin Kushi.

Pas