Aktualitet

Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e Jugut, Lame: Kemi patur presione


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 08/06/20 |
Al Do

Drejtori i Përgjithshëm i Katastrës, Artan Lame tha se nga sot nis procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit shqiptar.

Regjistrimi përfshin zonën kadastrale Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

E thënë me fjalë të thjeshta fillon procesi i regjistrimit të pronave në jug. Regjistrimi i pronës në Jug është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.

Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri privat kryesisht toka të përfituara ne AMTP, shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara.

Gjithashtu procesi do të trajtojë edhe 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukturore, kullota, pyje etj.

Prej tij do të përfitojnë 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.”, tha Lame i cili theksoi se ne kete proces shteti eshte perballur me “akte pronësie të mbivendosura nga dy e më shumë herë, me dokumente të falsifikuara, presione nga më të ndryshmet, vendime komisionesh“.

Sipas Lames, ky proces “do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën”. /Opinion.al

Pas