Aktualitet

Nis protesta e dytë për Lear Kurtin, qytetari përplaset me punonjësin e policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 23/10/22 |
Opi Nion

Ka nisur protesta e dytë për 32-vjeçarin Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në Komisariatin nr.3.

Qytetarët janë grumbulluar para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kjo e fundit është rrethuar nga efektivë të shumtë policie.

Që në nisje të protestës, ka pasur një përplasje mes policisë dhe protestuesve, teksa një nga qytetarët ka tentuar të kalojë gardhin mbrojtës të Ministrisë.

Me thirrjet “Ju jeni vrasës”, “Kriminela”, “Policia e krimit”, qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e të riut, si dhe kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Protesta e sotme mbështetet dhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë./Opinion.al

Pas