Aktualitet

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 23/10/22 |
Opi Nion

Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Karjan të Gjirokastrës pasi zetori me të cilin po punonte tokën është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Viktima është identifikuar nga uniformat blu si shtetasi me inicialet F.D.

“Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës./Opinion.al

Pas