Aktualitet

Përfundon protesta e dytë për Lear Kurtin, qytetarët paralajmërojnë vijimin e saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 23/10/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar pas më shumë se 1 orë, protesta e dytë e qytetarëve për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në polici.

Fillimisht qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.

Nën moton “Drejtësi për Learin”, dhjetëra qytetarë të dalë në protestë kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione në disa momente, kur disa të rinj tentuan të kalojnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e brendshme të Ministrisë. Një pjesë e tyre u lejuan të futen brenda godinës për të ndezur disa qirinj në kujtim të të riut. Ndërkohë, disa të tjerë hodhën në muret e Ministrisë domate dhe mbi punonjësit e policisë miell.

Para ambjenteve të kryeministrisë me pankarta dhe foton e 32-vjeçarit në duar, qytetarët paralajmëruan se do të ketë protestë tjetër ditën e nesërme, orarin e së cilës do ta publikojnë në rrjetet sociale.

Protesta e sotme e cila filloi në orën 18:00, u mbështet nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë./Opinion.al

 

Pas