Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis mbledhja e Bordit të Paqes, mbërrin Trump! Shtrëngim duarsh me Ramën dhe Osmanin

2026/02/19 at 3:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis mbledhja e Bordit të Paqes, mbërrin Trump! Shtrëngim duarsh me Ramën dhe Osmanin

Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpret sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump. Pjesë e takimit janë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova nga Vjosa Osmani. Në Uashington kanë mbërritur liderët, ndërsa sipas axhendës, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama. Ky i fundit do të firmosë dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatë me statusin vend anëtar themelues.


I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Nuk dihet nëse vendi ynë ka kontribuar me ndonjë shumë dhe as shifra lidhur me vendet e tjera, pasi do të jetë vetë Trump që do t’i shpallë, sipas postimit të tij në Truth Social. Deri më tani, dihet që në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare.

Gjithashtu, shtetet anëtare janë angazhuar të dërgojnë trupa për një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza. Trump thotë se Bordi do të kthehet në “organin ndërkombëtar më me ndikim në histori”. “Do t’i kemi të gjithë liderët botërorë,” tha ai.

Faza e parë e planit të Trump për Gazën përfshinte një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, i cili është respektuar pjesërisht, një rritje të ndihmës humanitare pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme izraelite, si dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe mijëra palestinezëve në burgjet izraelite.

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB-së që miratoi planin me 20 pika të Trumpit, kontributet me trupa nga shtetet anëtare të bordit do të përbëjnë Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit. Misioni i saj, i mandatuar nga OKB-ja deri në fund të vitit 2027, është të ndihmojë në sigurimin e zonave kufitare dhe të garantojë që Gaza të çmilitarizohet, “përfshirë shkatërrimin dhe parandalimin e rindërtimit të infrastrukturës ushtarake, terroriste dhe sulmuese, si dhe çaktivizimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore”, si dhe të “mbrojë civilët … të trajnojë dhe të ofrojë mbështetje për forcat e verifikuara të policisë palestineze … dhe të sigurojë korridore humanitare”.

Forca e plotë në qershor pritet të arrijë rreth 8,000 trupa, shifër kjo më e lartë se disa vlerësime të mëparshme të spekuluara nga media. Forcës do t’i bashkohen edhe Kosova, Shqipëria e Greqia.



Ju sugjerojmë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Trump në Bordin e Paqes: I nderuar që është bashkuar kryeministri Rama dhe Osmani

Trump në Bordin e Paqes: I nderuar që është bashkuar kryeministri Rama dhe Osmani

Trump në Bordin e Paqes: Disa liderë po bëjnë naze, disa të tjerë nuk i duam ne

Trump në Bordin e Paqes: Disa liderë po bëjnë naze, disa të tjerë nuk i duam ne

Trump mesazh Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon

Trump mesazh Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}