Aktualitet

Ngjiteshin në malin e Murganës,bllokohen alpinistët, dëmtohet 17-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Një grup alpinistësh, të cilët po ngjiteshin në malin e Murganës në Dropull kanë dhënë njoftimin se janë bllokuar ditën e sotme.

Ngjarja është shënuar rreth 15:30, teksa pas marrjes së lajmërimit janë mobilizuar të gjithë autoritetet përkatëse.

Njoftohet, sipas News24 se deri më tani është bërë e mundur lokalizimi i njërit prej personave që po ngjitej  në mal, dhe është një mashkull 17-vjeçar.

Bëhet me dije gjithashtu se 17 vjeçari ka rrëshkitur dhe është përplasur me një shkëmb bore. Sipas njoftimeve paraprake i riu mund të ketë thyer këmbën nga rrëshkitja.

Prefekti i qarkut, Odise Kote dhe përfaqësues të tjerë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes./Opinion.al

Pas