Aktualitet

Ngjarja tragjike në Divjakë/ Gruaja: Ja pse më goditi burri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 01/05/16 |
b.f

Një 70 vjeçar në Divjakë vrau veten pasi goditi me lopatë gruan. Ai mendoi se bashkëshortja ka vdekur dhe i dha fund jetës. Por 63 vjeçarja është plagosur dhe po mjekohet në spital. Rrënja Elezi ka thënë për bluzat e bardha dhe familjarët e saj se bashkë me bashkëshortin kanë qenë duke punuar tokën kur ka ndodhur ngjarja. Ajo ka rrëfyer se burri i kishte thënë se nuk po e punonte mirë tokën dhe më pas e ka goditur me lopatë dhe ajo ka rënë pa ndjenja.

“Ishim duke punuar tokën, më goditi me bel në kokë. Rashë në tokë dhe nuk mbaj mend asgjë. Më goditi pasi më tha se ‘nuk po punon si duhet’”, ka thënë e plagosura.

Ndërsa e motra e saj Vathe Lleshi ka pohuar dhe Rrënja është në gjendje të rëndë. Dy bashkëshortët Elezi jetonin vetëm në fshatin Kryekuq pasi fëmijët i kishin në emigracion.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas