Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta, i cili dyshohet se u vetvarë në ambientet e Komisariatit të Kavajës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, deputeti demokrat hedh akuza të në drejtim të policisë, pasi sipas tij i riu nuk është vetëvarur, por ka ndërruar jetë pas dhunës të policisë.
Sula i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje mjaft të rëndë
Postimi i Sulës:
Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.