Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

2025/07/05 at 4:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës tha se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat e mundshme, nëse për konstituimin e Kuvendit nuk do të arrrihet konsensus deri më 26 korrik.


Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), iu drejtuan me kërkesa të veçanta Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që të specifikojë çështjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, sepse sipas tyre kryesuesi i seancës, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po respekton Rregulloren e Kuvendit.

Ata aludojnë se kryesuesi po bën shkelje të Kushtetutës duke ndërruar mënyrën e votimit të nisur si votim i hapur duke kërkuar më pas votim të fshehtë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori më 26.06 vendim që “deputetët e Kuvendit janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët”, por nuk e specifikoi çështjen e votimit të fshehtë apo të hapur.

Votimi i fshehtë apo i hapur?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kontestuar në parashtrimin e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese “kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë, hedhjen në votim të këtij komisioni, vetë votimin e komisionit dhe ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit”.

Sipas PDK-së, të gjitha këto veprime janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit.

PDK-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ta shpallë antikushtetues votimin e komisionit të fshehtë, vendimin për ndërprerjen e seancës dhe të urdhërojë Kuvendin që të vazhdojë seancën deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të hapur.

“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysjen e rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vërë veten mbi Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në kërkesën e saj për Gjykatën Kushtetuese, thotë se kryesuesi i përkohshëm i seancës, i cili është deputeti më i moshuar i Vetëvendosjes, Avni Dehari, po vazhdon shkeljet kushtetuese, që sipas LDK-së, janë të “instruktuara nga partia e tij”.

“Ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, LDK-ja ka marrë pjesë në votim dhe ka votuar sa herë që grupi më i madh parlamentar e ka nxjerrë në votim kandidaten për Kryetare të Kuvendit.

Kështu që ne e kemi respektuar obligimin tonë kushtetues për të marrë pjesë në votim”, thotë Avdullah Hoti nga LDK.

Sipas tij, LDK-ja “nuk mund të pranojë që forma e votimit të ndërrohet në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën parlamentare të deritanishme që lidhet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e sqaron këtë çështje në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit, megjithëse nuk është e kuptueshme, përse kjo nuk është përfshirë në dispozitivin e aktgjykimit, duke qenë se parashtruesit e kërkesës kishin kërkuar që kjo çështje të gjykohej”.

Osmani mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pikërisht për shkak të disa “paqartësive” në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26.06.25, se cilat janë pasojat nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e lë të hapur mundësinë që, nëse nuk do të arrihet konsensus ndërmjet partive politike, t’i drejtohet edhe ajo Gjykatës Kushtetuese.

“Konstatimi i ekipit tim ligjor, me të cilin unë pajtohem, është që në qoftë se lexohet në tërësi aktgjykimi, votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve.

Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të merret një vendim në seancë para se të shkohet te një mënyrë e tillë”, tha Osmani.

Ajo tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja juridike

“Ne nuk mund të presim që gjykata të thotë pas 30 ditësh ‘mirë, vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë’.

Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj që në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim në lidhje me atë se çfarë ndodh pas 30 ditësh.

Duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit pas 30 ditësh, se duhet të ketë pasoja”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmai zhvilloi gjatë javës takime me të gjitha subjektet politike parlamentare, por nuk arriti me ta konsensus për të dalë nga ngërçi politik i krijuar që nga 15 prilli.

Vetëvendosja këmbëngul për votim të fshehtë

Lëvizja Vetëvendosje, që doli partia e parë në zgjedhje me 48 mandate, vazhdon të këmbëngulë për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Deri tani deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur plot 41 herë pa mundur që të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë pastaj zgjedhjes së qeverisë së re.

Edhe shoqëria civile kërkon përfundimin e bllokadës në Kuvend duke ngritur shqetësimin se “institucionet nuk mund të mbeten peng i interesave partiake”.

Shoqëria civile bën thirrje për kompromis politik dhe rikthim të funksionalitetit të Kuvendit, duke u kërkuar të gjitha partive të marrin përgjegjësitë e tyre demokratike në mënyrë që të mundësohet miratimi i ligjeve dhe emërimi i institucioneve të reja.

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për mosformimin e institucioneve të reja, ku si pasojë Kosova aktualisht nuk mund të përfitojë nga Plani i Rritjes, i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor./DW



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com