Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Tevez te Bonuci, Gullit, Sheva dhe Drogba, kur rikthimet ndodhin në kohë rekord

2018/08/02 at 7:10 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Tevez te Bonuci, Gullit, Sheva dhe Drogba, kur rikthimet ndodhin në kohë rekord

Historia e futbollit është plot me rikthime romantike. Sigurisht, jo gjithmonë janë të suksesshme, por kur shohin idhullin e tyre të veshë sërish fanellën me të cilën është bërë i famshëm, tifozët lumturohen pa masë.


Futbolli është i mbushur edhe me rikthime në kohë rekord. Ai i Bonucci, që u kthye te Juventus pas vetëm një sezoni te Milan ku ishte edhe kapiten, është vetëm shembulli i fundit i rasteve të tilla.

Gjithmonë në Milano, Andriy Shevchenko u kthye te Milan në vitin 2008, pas dy viteve te Chelsea nën urdhrat e Jose Mourinho.

Edhe pse disa “senatorë” si Maldini dhe Gattuso ishin kundër rikthimit, ukrainasi luajti sërish në “San Siro”, në të njëjtin vit që u realizua një tjetër “love story”: rikthimi i Christian Vieri te Atalanta, për herë të tretë. Përvoja e dytë ishte mbyllur vetëm një vit më parë me kalimin te Fiorentina me parametër zero.

Historia e dashurisë së Tevez me Boca Juniors ka një të tretë: Shanghai Shenua. “Apache”, sivjet veshi sërish fanellën e klubit argjentinas pasi kaloi një vit në Kinë, ku mori 25 milionë dollarë. “Nuk është një tradhtar. Më thoni cili nga ju do të refuzonte 25 milionë dollarë?” – deklaroi Diego Maradona, që doli në mbrojtje të sulmuesit.

Edhe historia e Paulinho ka shije aziatike. Në korrik, braziliani firmosi për herë të dytë me Guangzhou, pas gjashtë muajsh tranzicion te Barcelona, ku shënoi 9 gola.

Ka nga ata që janë rikthyer shumë shpejt, por në kohë rekord veshën edhe dy fanella të tjera para rikthimit te dashuria e parë. Bëhet fjalë për Didier Drogba, që në vitin 2014, kur ishte 36 vjeç, u rikthye te Chelsea pas përvojave me Shanghai Shenhua dhe Galatasaray.

Duke parë nga e kaluara ka edhe dy karriera që meritojnë të përmenden.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994, Ruud Gullit kaloi nga Sampdoria te Milan në dy raste. Gjatë një interviste të fundit, “tulipani i zi” tregoi për atë periudhë: “Nuk kam asgjë pishman. Unë dhashë gjithmonë, gjithçka, jo më kot më duan tifozët edhe në Milano edhe në Gjenovë.”

Në fund të karrierës së mrekullueshme të Johan Cruijff pati kohë edhe për një ekip në Amerikë. Pas largimit nga Barcelona dhe deklaratës së do të tërhiqej nga futbolli 31 vjeç, u bind të rikthej nga vjehrri i tij menaxher, Cor Coster.

Holandezi, që çuditërisht e pa veten me portofolin bosh, shkoi te New York Cosmos, ku paràtë i merrte si të ishin shatërvan. Gjeti marrëveshjen me këtë ekip, por pas vetëm dy ndeshjesh miqësore shkoi te Los Angeles Aztecs dhe më pas te Washington Diplomats, pastaj shkoi te Levante, dhe ja këtu që vjen rekordi, brenda vitit u kthye sërish te Washington Diplomats./ Telesport

Etiketa: BonuciGullitjuvemilanSheva


Ju sugjerojmë

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Shtohet interesi për Asllanin, dy klube të tjera të Serie A kontaktojnë Interin
Sport

Shtohet interesi për Asllanin, dy klube të tjera të Serie A kontaktojnë Interin

6 Janar, 2026 3:14 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Para
Drejtori i Bayernit thumbon Juven për Ronaldon: Ne s’do të blinim kurrë 100 milon euro një të moshuar

Drejtori i Bayernit thumbon Juven për Ronaldon: Ne s'do të blinim kurrë 100 milon euro një të moshuar

Ndodh çudia, portieri komenton me mikrofon gjatë lojës ndeshjen me Juventusin

Ndodh çudia, portieri komenton me mikrofon gjatë lojës ndeshjen me Juventusin

Robert Ndrenika paralajmëron ashpër Andi Bushatin: “Mos më dil deri në 7 metra ….”

Robert Ndrenika paralajmëron ashpër Andi Bushatin: "Mos më dil deri në 7 metra ...."
















TE FUNDIT

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
8 Janar, 2026

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. “Jemi...

Lexo më shumë

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
8 Janar, 2026

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi,...

Lexo më shumë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
8 Janar, 2026

Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com