Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Margarita Xhepa tek Rajmonda Bulku dhe Ema Ndoja, aktoret e bukura të Shqipërisë komuniste

2018/07/21 at 11:50 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Margarita Xhepa tek Rajmonda Bulku dhe Ema Ndoja, aktoret e bukura të Shqipërisë komuniste

Ato ishin vajza të bukura dhe sot janë zonja të bukura.


Nuk ka ndryshuar shumëçka, madje sot janë veshur me petkun e fisnikërisë së dijes, përvojës, sharmin dhe elegancën e viteve plot me suksese dhe eksperienca. Por një gjë duhet thënë për to e duhet përsëritur.

Kinematografia shqiptare ka pasur femra me një bukuri të tillë që do të na e kishin zili të gjitha kinematografitë e zhvilluara të atyre viteve si Italia fqinje ose dhe Hollivudi. Sepse ishin të bukura plotësisht natyrale. Madje kryesisht vinin nga familje të varfra ose të mesme, pa asnjë produkt lehtësues për bukurinë e tyre, pa bojë flokësh ose krehje, pa qerpikë fallto, pa veshje luksi e shumë truke të tjera si këto. Aktoret shqiptare ishin “bio” në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe përzgjidheshin edhe për këto tipare të portretit dhe fizikut. Por përzgjidheshin edhe për aftësinë e tyre interpretuese, zërin dhe impostimin dhe portamentin ndaj në ato vitet e dikurshme, rrini të qetë, nuk mund të ishe kurrsesi e bukur por bosh. Zinxhiri i talentit funksiononte në perfeksion.

Sot duam të kujtojmë disa prej tyre, si ishin dje e si janë sot, me dëshirën e madhe për të rikujtuar publikun nostalgjik se me sa fat ka qenë që i ka ndjekur në kinematë e shumta e në televizor, por edhe me dëshirën e mirë që brezi i sotëm të shikojë me respekt se sa shumë hijeshi ka origjinaliteti dhe bukuria që të ka falur nëna natyrë, larg çdo ekzagjerimi dhe se bukurinë e vërtetë ose e ke, ose nuk e ke.

Nga të parat femra të bukura me plot kuptimin e fjalës, në ekranin shqiptar, ka qenë ajo, mbretëresha bionde, Margarita Xhepa. Nuk i mungonte asgjë, asnjë detaj, flokë ngjyrë dielli, sy të kaltër të mrekullueshëm, buzë të vijëzuara bukur, mollëza e trup i gjatë për kohën. Edhe pas kaq shumë vitesh, Margarita Xhepa ka ruajtur shumë nga hijeshia e dikurshme.

E kujtoni besoj edhe Ema Ndojën, femrën sensuale të filmit shqiptar, e cila në ato vite guxoi me role provokative si dhe të shfaqte trupin e bukur me kostum banjoje. Në role femrash të dëshiruara, me atë mjekrën karakteristike dhe dhëmbët si ketër, aq shumë sot në modë, ajo ka qenë edhe jashtë kinemasë një nga femrat më të dëshiruara të kryeqytetit. Sot? Është edhe më e bukur, pavarësisht se i ka kaluar të 50-tat.

Shumë nga ne e kemi përpara syve Shpresa Bërdëllimën, femrën me buzë të trasha e flokë të derdhur poshtë supeve që shkëlqeu tek “Përtej mureve të gurta”. Sot ajo jeton me familjen në Belgjikë, vitet i kanë shtuar disa kilogramë por portreti ka ruajtur mollëzat dhe buzëqeshjen e ëmbël.

Yllka Mujo mahniste dikur tek “I teti në bronx” dhe kush e njeh nga afër, në ato vite, thotë se ka qenë si një spanjolle e vërtetë, gjithë sy e vetull. Sot që i ka kaluar të 60-tat ka një trup për t’u admiruar në linja, një portret fisnik dhe një stil etnik në veshjen e saj.
Ehhhh Rajmona Bulku, një miksim tiparesh perfekte, sensualiteti dhe sharmi. Brezi i saj e ruan fort mirë në mendje sepse kur Monda kalonte në bulevard, kthehej çdo kokë për ta parë. Sot që është gjyshe dhe vazhdon të aktrojë, është një nga zonjat më të bukura të brezit të saj dhe e cila kujdeset shumë për stilin dhe pamjen.

Vajza me gërsheta tek “Përrallë nga e kaluara” ose partizania tek “Radiostacioni”. Elvira Diamanti ishte bukuria tipike e vajzës mesdhetare, me buzë sensuale, sy edhe të egër edhe të ëmbël, vetull të trashë, flokë të zi, trup të kolmë me bel, lëkurë si porcelan. Jo më larg se përpara dy javësh figurën e saj e kisha përpara syve në rrugë, të veshur thjesht me fustan mëndafshi e jua them pa doreza. Dukej si një aktore italiane jo më shumë se 40 vjeçare.

Ema Andrea i përket një brezi më të vonë por tek drama “Natë me hënë” ose filmi “Një djalë e një vajzë” spikati për tiparet e theksuara e për trupin e bukur shumë shtatlartë. Sot që ajo është ende një zonjë e re, ka mbetur thuajse e njëjta, me diferencën që sot nuk grimohet më aspak, përveçse kur është në ekran, sepse ka një vetësiguri edhe më të madhe mbi pamjen e saj.(AFP)

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/te-bukurat-e-filmit-shqiptar-qe-kane-bere-historine-nga-margarita-tek-yllka-rajmonda-e-luiza-xhuvani-560554/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Etiketa: margarita xheparajmonda bulkuYllka Mujo


Ju sugjerojmë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Para
“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit të plagosjes tek Unaza e Re

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit në parkim

Horoskopi, 8 Gusht

Zbuloni shenjën me fat në Horoskop për ditën e sotme

8 qarjet më të famshme në Shqipëri

8 qarjet më të famshme në Shqipëri
















TE FUNDIT

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
28 Janar, 2026

Vazhdon situata emergjente në Itali me qytetin që po bie në greminë. Presidenti i rajonit të Siçilisë thekson se “dëmi...

Lexo më shumë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
28 Janar, 2026

Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në...

Lexo më shumë

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
28 Janar, 2026

Ndeshja e raundit të 1/8-ës së finales së Kupës së Katarit mes Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë virale...

Lexo më shumë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
28 Janar, 2026

Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar, i cili vrau një tjetër shqiptarë duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com