Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 qarjet më të famshme në Shqipëri

2018/07/22 at 9:25 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
8 qarjet më të famshme në Shqipëri

Jemi mësuar që personazhe të ndryshme publike t’i shohim të veshur me ‘petkun’ e publikes gjë e cila duket sikur i largon nga realja. Herë pas here të ftuar në programe të ndryshme televizive ata na kanë treguar edhe anët e tyre private apo anët emocionale. Kanë qenë të shumtë ato personazhe që nuk kanë arritur t’i kontrollojnë emocionet e tyre në publik dhe kanë shpërthyer në lot. Duke u bërë kështu objekt i diskutimeve të shumta për disa kohë. Ne të Xing.al, duke marrë spunto nga ‘të qarat’ e fundit të Albi Nakos dhe Rigerta Lokut që u kthyen në virale, vendosëm të kujtonim disa prej tyre.


Nga mikrofoni i foltores së Kuvendit të Shqipërisë kishin dëgjuar fjalë pafund, të shara e zënka të shumta, por asnjëherë nuk kishim dëgjuar dikë që të fliste i mbytur në lot. Gjatë sesionit përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural në Kuvend nuk kanë munguar dhe momentet prekëse.

Ka qenë e reja nga Mirdita, Rigerta Loku, e cila ka shpërthyer në lot, gjatë fjalës së saj para të pranishmëve. Ajo ka mbajtur një fjalim emocionues, teksa ka bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet. E të gjitha thirrjet e saj u shoqëruan me lot ndër sy të cilat e reja mërditore nuk mundi t’i përmbante për asnjë çast.

E kush tha që meshkujt shqiptarë nuk derdhin lot për femrat?! E kush tha që ata nuk preken kur vjen fjala për të dëgjuar fjalë zemre?! E harruat Albi Nakon i cili shpërtheu në lot pasi dëgjoi fjalët prekëse të ish-bashkëshortes së tij, Klaudia Pepa? Ai ishte i ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan ‘Rudina’ ku edhe foli për marrëdhënin e tij me Klaudian si dhe divorcin me të. Gjatë emisionit iu bë një surprizë ku ai pa një videomesazh të bërë enkas për të nga Klaudia. Albi shpërtheu në lot kur dëgjoi se Klaudia tani atë e konsideron si një vëlla të madh gjë e cila u kthye edhe në një virale në rrjetet sociale duke u shoqëruar me reagime të shumta.

Edhe të qara ministrash në karriget e Parlamentit nuk ishin parë derisa ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro shpërtheu në lot në shtator të vitit 2014. Kjo situatë e tensionuar ndodhi pas një debati mes kumbaros edhe kryeministrit Rama në sallën e Parlamentit. Ishte dita kur kryeministri Rama nuk i kurseu aspak kritikat ndaj punës së ministrave të qeverisë së tij të asaj kohe, por ajo që shpërtheu në lot ishte Kumbaro duke shënuar një preçedent të pandodhur më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

E kush do ta harrojë momentin që Sali Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij drejtuese në Partinë Demokratike. Askush nuk u besonte syve edhe veshëve në ato momente kur Sali Berisha dha dorëheqjen pasi PD-ja humbi zgjedhjet vendore të vitit 2013. Por ajo që i la të gjithë gojëhapur ishte momenti kur Berisha u mallëngjye gjatë fjalimit dhe nuk i përmbajti dot lotët të cilët nisi t’i fshinte me shami duke shkaktuar jo pak dhimbje për simpatizantët e tij.

Humbja e PD-së në zgjedhjet vendore të vitit 2013 si dhe largimi i Sali Berishës ishin një tronditje e madhe për zëdhënësen e tij, Erla Mëhilli. Ajo e shoqëroi me ngashërima dhe lot të gjithë fjalimin e dorëheqjes të shefit të saj. Në fakt i gjithë stafi i PD-së u përlot por Erla dalloi mes të gjithëve pasi ngashërimat e saj ishin thuajse të papërmbajtshme.

Ishim mësuar që politikanen Grida Duma ta shohim të debatojë ashpër si në arenën politike ashtu edhe nëpër studiot televizive. Ishte e vështirë që të mendohej se edhe Grida mund të prekej e të përlotej. Ja që ndodhi. Grida Duma e ftuar në emision ‘Rudina’ në Tv Klan, na tregoi një anë tjetër të sajën duke na shfaqur edhe një Gridë të përlotur në studio televizive. Mjaftoi fakti që ajo të fliste për vështirësitë e femrave që në sytë e Gridës të shfaqeshin lotët.

Këngëtarja Beatriks Ramosaj ka treguar që është një artiste me shpirt melankolik e si e tillë edhe lotët i rrëshkasin lehtë nëpër faqe sa herë që ajo ndihet e emocionuar. Por, ajo që nuk mund të harrohet aq kollaj është e qara e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar” . Pasi përfundoi performancën e Celine Dion me “My heart will go on”, Beatrix nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara e prekur nga kënga si dhe nga ndarja me ish-të dashurin e saj, Elvi për të cilin është shprehur se lidhja me Elvin ka qenë një nga periudhat më të bukura të jetës së saj të cilën do ta kujtojë gjithmonë.

Futbollisti Lorik Cana jo pak herë na ka treguar se është një njeri me zemër të madhe dhe shumë i ndjeshëm por askujt nuk ia priste mendja se ai do përlotej aq kollaj në një studio televizive. I ftuar në emisionin ‘Kontrata’ ai ka shpërthyer në lot sapo ka nisur të kujtojë luftën në Kosovë si dhe shokun e tij Kushtrim Kelmendi, të cilin e kishte humbur në atë luftë.



Ju sugjerojmë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Para
Sulm me armë në supermarket, autori qëlloi gjyshen dhe të dashurën

Sulm me armë në supermarket, autori qëlloi gjyshen dhe të dashurën

Një vit pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, Luiz Ejlli bën deklaratën e papritur

Një vit pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, Luiz Ejlli bën deklaratën e papritur

Turistja pozon me luanin, por pak minuta me vonë ai e tërheq zvarrë dhe i shqyen krahun

Turistja pozon me luanin, por pak minuta me vonë ai e tërheq zvarrë dhe i shqyen krahun
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}