Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një tabelë shpjeguese për pajisjet shtëpiake që harxhojnë energji deri në 800 kWh në muaj.
Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa iu sugjeron qytetarëve të kursejnë.
“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.
Enti Rregullator sapo ka miratuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën që kalon 800 kWh. Nga data 1 tetor familjet do paguajnë për çdo kWh mbi 800 kW 42 lekë.