Aktualitet

S’i bindet policisë kosovare, kalon kufirin shqiptar pa ndaluar, arrestohet 41-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:58 - 24/09/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tij fillimisht nuk i ndaloi urdhrit të policisë kosovare por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi.

41-vjeçari u neutralizua më pas nga efektivët e policisë, ndërsa mjeti i tij iu nënshtrua kontrollit të efektivëve.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm në automjet, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve, S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, u arrestua për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Pas