Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga hotelet tek automjetet, GJKKO konfiskon pasuritë e grupit të Avdylajve

2021/02/02 at 6:52 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Nga hotelet tek automjetet, GJKKO konfiskon pasuritë e grupit të Avdylajve

Ditën e sotme GJKKO ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 6 makina, nga Audi A6, Porche Cajen, etj.


Me datën 01.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehruve Admir Hoxha, etj., Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme, për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Për tre nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Është vendosur gjithashtu konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, në pronësi  të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprës penale. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe kaluara në favor të shtetit është rreth 5 (pesë) milion eur.

Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 9, datë 01.02.2021 :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Petrit Sulejmani të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Petrit Sulejmani me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Saimir Sulejmani me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Saimir Sulejmani me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Avdyli me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Altin Avdyli me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Hajri Seferi me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hajri Seferi me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Orges Jahelezi me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Orges Jahelezi me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Shehaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Elton Shehaj me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Gjyriqi, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Ardit Gjyriqi me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Hekuran Hoxha me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hekuran Hoxha me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Xhevit Shuti me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Xhevit Shuti me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Flamur Çelaj me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Flamur Çelaj me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Vehbi Berushi me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Vehbi Berushi me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Anila Shuti, për veprën penale “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurës Anila Shuti me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal,pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anila Shuti për një afat 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Avdyli për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Shkëlqim Avdyli me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.



Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Rreth 103 mijë qytetarë jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës

Rreth 103 mijë qytetarë jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës

U bë simboli i shpresës në pandemi, Tom Moore vdes me koronavirus

U bë simboli i shpresës në pandemi, Tom Moore vdes me koronavirus

Dënohet me burg kritiku i Putin, Alexey Navalny

Dënohet me burg kritiku i Putin, Alexey Navalny
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com