Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga gripi vdesin miliona njerëz çdo vit, mjeku tregon rastet kur duhet treguar kujdes

2023/01/07 at 9:45 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga gripi vdesin miliona njerëz çdo vit, mjeku tregon rastet kur duhet treguar kujdes

Ndërsa numri i personave të prekur nga gripi dhe virozat e stinës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, mjeku pneumolog Adrian Jorgji, ka treguar rastet kur qytetarët duhet të shqetësohen, ndërsa ka pohuar se nga gripi vdesin çdo vit miliona njerëz.


Gjatë një interviste në Neës 24, ai tha se një temperaturë që zgjat 6-7 ditë pa pushim, për një temperaturë që ka bërë 3- 4 ditë ka ndaluar dhe është kthyer, për një kollë që përkeqësohet, kur shtohet rëndesa në gjoks, ndjesia e mos frymëmarrjes së mirë, lodhja trupore janë disa nga shenjat që nuk duhen neglizhuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Mjeku Adrian Jorgji: Rastet janë shtuar, është e natyrshme. Deri tani kanë ndihmuar për një situatë jo shumë të agravuar. mendoj që rastet do të shtohen pasi do nisin shkollat, fëmijët dhe studentët dhe kjo do sjellë shtim rastesh dhe paksa përkeqësim të situatës, ky për mua është vetëm fillimi.

Nisida Tufa: Sa ndikojnë temperaturat në shtimin e rasteve?

Temperaturat paksa të ftohta që përjetojmë këto ditë por me diell ndihmojnë në të mirë pasi temperaturat e ulëta të shoqëruar me shi i detyrojnë njerëzit të rrinë në ambiente të mbyllura çka rrit infektimet. Ndihmoi edhe shkëputja për festat nga shkollat, por kthimi i tyre në shkolla në ambiente të mbyllura do të shtojë rastet.

Kur duhet të shqetësohemi?

Për një temperaturë që zgjat 6-7 ditë pa pushim, për një temperaturë që ka bërë 3- 4 ditë ka ndaluar dhe është kthyer, për një kollë që përkeqësohet, kur shtohet rëndesa në gjoks, ndjesia e mos frymëmarrjes së mirë, lodhja trupore.

A mund të ketë fatalitet gripi?

Nga gripi vdesin mijëra vetë në vit. U harrua për shkak të Covidit, por çdo vit tani ka përqindjen e tij të vdekshmërisë, jo vetëm tek personat me risk të lartë. Kjo vlen edhe për personat në moshë të re, nis me simptoma të lehtë, agravon me infeksion me një rast bakterial dhe pastaj nuk do shumë që të bëjë zarar.

Sa e rekomandoni vaksinën e gripit?

Në moshat e ndjeshme me doemos. Është vaksinë e provuar për të mirat që ofron. E rekomandoj pa asnjë rezervë. Nuk ka vaksinë që të shpëton 100 përqind. Logjika e vaksinës është sa më pak të vdekur dhe sa më pak raste të rënda.

Po për ata që janë prekur nga gripi dhe kërkojnë të mjekohen vetë?

Nuk po e dëgjoj shumë të diskutohet por po vijnë ditë jo të mira për medikamentet, në tërë botën po flitet për problem me ilaçet edhe në spitale. Duhet shumë kujdes në përdorimin e tyre sidomos antibiotikë.

Paracetamol 2-3 herë në ditë. Të mos marrim ilaç sapo ngrihet temperatura të presim derisa të shkojë në 38.1 apo 2. Për të parë kurbën e temperaturës. Kur temperatura zgjat në 5 ose 6 ditë, kur bëhet rebele apo nëse ka ndaluar dy tre ditë dhe rinis, atëherë duhet të shqetësohemi. Pasi mund të ketë mbivendosje, mund të ketë nisur si vare dhe të jetë komplikuar në bakteriale apo mbivendosje me një tjetër virus. Socializimi kur je i sëmurë,. Ke një imunitet të dobët dhe s’mund të vijosh të socializohesh për veten tënde sepse rrezikon të marrësh diçka tjetër por edhe për të ruajtur të tjerët.

Përdorimi i antibiotikëve?

Në tre katër ditët e para nuk ka asnjë arsye të niset antibiotiku vetëm në ndonjë rast të veçantë që vlerësohet nga ana klinike. Virozat nuk shërohen me anti biotikë.

Po përdorimi i probiotikëve?

Probiotiku më i mirë janë ushqime të caktuara, si supa që nëse do të mundesha do e shkruaja në recetë, pa yndyrë sepse mund të shkaktojë probleme intenstinale, kos, oriz, pure, lëngje por pa e tepruar.

 



Ju sugjerojmë

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Para
Irani ekzekuton edhe dy burra për protestat anti-qeveritare

Irani ekzekuton edhe dy burra për protestat anti-qeveritare

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Video/ Krishtlindja e vetmuar e Vladimir Putin

Video/ Krishtlindja e vetmuar e Vladimir Putin
















TE FUNDIT

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
5 Korrik, 2026

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit kanë dalë sot, në orën 09:30, para...

Lexo më shumë

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}