Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ministrja iu bën thirrje për ruajtjen e masave anti-COVID, vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës në mënyrë që mos rikthehet skenarit të mësimit me turne.