Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga deputet i inkriminuar Arben Ndoka zgjidhet President i Mundjes, rivali u tërhoq për arsye familjare

2016/08/28 at 11:30 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga deputet i inkriminuar Arben Ndoka zgjidhet President i Mundjes, rivali u tërhoq për arsye familjare

U mblodh dje në qytetin bregdetar të Shëngjinit, Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Mundjes e thirrur nga trajneri i Besëlidhjes, Altin Shtjefni. Grupimi paralel zgjodhi forumet e saj drejtuese duke rikthyer kështu sërish përçarjen në këtë sport.


Në këtë proces zgjedhor morën pjesë 11 delegatë shoqata “Vlora Wrestling” (Krenar Bifsha); Flamurtari (Fitus Korkaj), Tirana (Leonard Çakmashi); Besa (Skënder Musta); Teuta (Sinan Trimi); Partizani (Klodian Koçi); Korabi (Fiqiri Rama); Besëlidhja (Joel Gjelaj); Tërbuni (Shyqyri Kuçi); Apolonia (Baftjar Abazaj) dhe Tomori (Edison Therepeli). Pjesë e këtij procesi ishin gjithashtu zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj, drejtori i Sporteve Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

Pas komunikimit të rendit të ditës që u miratua unanimisht, u zgjodh komisioni i votimit me përbërjen e Rigels Nicaj (kryetar) dhe dy anëtarët, Baftjar Abazaj dhe Elton Azuni. Procedura e votimit u zhvillua, në fillim për shkarkimin e presidentit të federatës, Martin Biba dhe zgjedhjen e kreut të ri dhe më pas shkarkimin e kryesisë aktuale dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Kandidatë për president ishin Sajmir Loshi dhe Arben Ndoka. Kandidati Loshi nuk u paraqit me pretendimin për arsye familjare, ndërsa kandidati Ndoka ishte prezent, shkruan Panorama Sport.

Procesi­

Në votimin për kryetar u përdorën dy kuti votimi, në të parën u hodhën fletët për shkarkimin e presidentit Biba dhe në kutinë e dytë fletët për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas numërimit të votave të 11 fletët e votimit ishin pro shkarkimit të Martin Bibës. Ndërkohë në unanimitet do të votëbesohej presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Mundjes, Arben Ndoka. Më pas, procesi vijoi me shkarkimin e kryesisë aktuale dhe votëbesimin e anëtarëve të rinj. Për Komitetin e ri ishin në garë Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati, Fadil Karepi dhe Hasan Lluka. Në unanimitet me 11 vota pro do të zgjidheshin si anëtarë të rinj të kryesisë së FSHM­së Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati dhe Fadil Karepi.

Deklarata­

Pas mbylljes së votimit fjalën e mori Arben Ndoka, ku ndër të tjera tha: “Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë  Asamble që çuan në vend drejtësinë për zgjedhjen në mënyrë demokratike të organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes. Jo më kot kam konkurruar për të marrë drejtimin e kësaj federate të rëndësishme të sportit tonë, pasi deri tani ka pasur shumë mangësi. Unë ju garantoj se federata jonë do të mundësojë pjesëmarrjen e mundësve tanë në Lojërat e ardhshme Mesdhetare dhe në Lojërat Olimpike”.

Ministria­

Numri dy i MAS­it Rauf Dimraj e quajti të ligjshme këtë proces zgjedhor. “Unë si përfaqësues ligjor i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, konkretisht mbuloj edhe sportet në këtë ministri, ku e quaj të arsyeshme këtë Asamble të Jashtëzakonshme që zgjodhi organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes. Nuk kam se ç’të them tjetër, përpos t’u uroj suksese drejtuesve të rinj”.

Në një linjë me zëvendësministrin e Sporteve ishte edhe Gjonaj. Ky e quajti të arsyeshme këtë Asamble. “U uroj punë të mbarë drejtuesve të rinj të ligjshëm”.

Kush është Arben Ndoka

Arben Ndoka hyri në Parlament në mënyrë kontroverse. Pas emërimit të Mimi Kodhelit si ministre e Mbrojtjes dhe lënies së mandatit të deputetes, lindi nevoja e zëvendësimit.

Pas Kodhelit, në listën e Lezhës ishin edhe dy kandidate të tjera, të cilat dhanë dorëheqjen që Arben Ndoka të futej në Parlament. Në atë kohë patur akuza dhe zëra se ato ishin kërcënuar prej tij. Pas zgjedhjes deputet, Arben Ndoka u vu nën shënjestër të PD­-së, e cila gjeti edhe një dokument që provonte se ish­-deputeti ishte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Kjo e detyroi Ndokën që të lërë mandatin e deputetit, duke shkruar edhe një letër drejtuar votuesve ku sqaronte pozicionet e tij.

ndokaaa

Kohët e fundit Ndoka është rikthyer sërish, teksa PD e akuzonte se po merrej me fushatën e PS­së në Dibër. Aktualisht ai është i angazhuar me PSnë në Lezhë. Ndërsa, ditën e djeshme, ai ka fituar betejën e dyshimtë që zgjat prej 1 viti, për kreun e Federatës së Mundjes./ / Panorama.al Prentg Gjikola

panoramaa2panoramaaaa



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Hetimi/ Ja si bashkëpunonte me kultivuesit e kanabisit punonjësi i policisë së Ersekës

Hetimi/ Ja si bashkëpunonte me kultivuesit e kanabisit punonjësi i policisë së Ersekës

Studimi/ Bërja synet e meshkujve ndihmon në reduktimin e kancerit të prostatës

Studimi/ Bërja synet e meshkujve ndihmon në reduktimin e kancerit të prostatës

Xhaka poston foto, fansat kosovarë e sulmojnë, ja çfarë shkruajnë në profilin e tyre

Xhaka poston foto, fansat kosovarë e sulmojnë, ja çfarë shkruajnë në profilin e tyre

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}