Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 2021 licencat për operatorët e transportit do jepen online

2020/11/11 at 2:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 2021 licencat për operatorët e transportit do jepen online

Nis zbatimin vitin e ardhshëm shërbimi online për licencimin e operatorëve të biznesit që ofrojnë shërbim të transportit të udhëtarëve brenda vendit dhe jashtë Shqipërisë. Licencimi i operatorëve të transportit të udhëtarëve nëpërmjet procesit të dixhitalizimit do të kryhet pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë të licencës aktuale.


Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një urdhri të botuar në Fletoren Zyrtare ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor të ngrejë komisionin e vlerësimit dhe ndjekjen e procedurave  për përzgjedhjen me konkurs të hapur të subjekteve që operojnë në linja të rregullta ndërqytetëse udhëtarësh; nënshkrimin e licencave dhe të certifikatave të operimit, për transportin nderqytetas të udhëtarëve; nënshkrimin e certifikatave për transport ndërkombëtar dhe të brendshëm të rastit. Ky delegim mundëson një rol më direkt për vendimmarrjen në akordimin e licencave të linjave ndërqytetëse dhe linjave ndërkombëtare me autobus. Nëpërmjet këtij urdhri plotësohet paketa e transportit rrugor ndërqytetës në DPSHTRR.

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë të Shërbimit të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu tha për Monitor se procesi në tërësi i jep zgjedhje shqetësimit të ngritur nga operatorët, pasi eliminon burokracitë dhe rrit transparencën.

“Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes (MIE) janë angazhuar për një vizion të ri, me synim modernizimin e praktikave, lehtësimin e thjeshtimin e procedurave, pararendje për sfidat e formalizimit dhe fiskalizimit të sektorit, për rritjen e nivelit të shërbimit nëpërmjet monitorimit të dhënave, informatizimit e digjitalizimit të proceseve ku bazohen të dhënat dhe shërbimet e transportit rrugor, ku për transportin ndërqytetës ka nisur puna për zhvillimin dhe implementimin në vitin pasardhës të platformës elektronike e-Transport dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët edhe në sporteve virtuale, portale qeveritare shërbimesh e në telefonat smart. Gjithashtu, krijohen llogari për operatorët e licencuar me qëllim lehtësimin e ndërveprimit e transparencës.

Kjo kompetencë i krijon mundësinë DPSHTRR-së që në vitin 2021 procedura e licencimit dhe certifikimit, që për operatorët ka qenë shqetësimi kryesor, të kryhet në mënyrë të automatizuar nga sistemi duke sjellë: eliminimin e burokracive të tepërta; rritjen e nivelit të transparencës dhe besimit; shkurtimin e kohës së shërbimit.

Përfitues direkt të krijimit të Platformës elektronike e-Transport do të jenë shoqëritë e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus dhe udhëtarët, të cilëve do t’ju ofrohet një shërbim i standardeve europiane.

Kjo platformë elektronike gjatë implementimit të saj, si një risi teknologjike e dedikuar për operatorët e transportit rrugor ndërqytetës me autobus, mund të ndërlidhet me shërbimin e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve duke sjellë një përmirësim të prekshëm të nivelit të shërbimit, ulje të kostove, rritjes së sigurisë e optimizimin e ndërlidhjes”, nënvizoi Haxhiu.

Për zbatimin e procesit Drejtoria e Shërbimit të Transportit do të koordinojë punën edhe me Qendrën Kombëtare të Biznesit./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
Bota

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

21 Janar, 2026 3:44 pm
Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Para
Covid/ Basha: Kjo është t’i dënosh njerëzit me vdekje, fajin e ka qeveria

Covid/ Basha: Kjo është t’i dënosh njerëzit me vdekje, fajin e ka qeveria

Bolsonaro-qytetarëve:Boll u sollëm si homo,të gjithë do të vdesim një ditë

Bolsonaro-qytetarëve:Boll u sollëm si homo,të gjithë do të vdesim një ditë

Plagosi kushëririn me thikë në fytyrë, arrestohet 21-vjeçari

Plagosi kushëririn me thikë në fytyrë, arrestohet 21-vjeçari
















TE FUNDIT

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
21 Janar, 2026

Parlamenti Europian ka vendosur të pezullojë marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtyrë miratimin e saj. Bernd Lange, kryetar...

Lexo më shumë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
21 Janar, 2026

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka...

Lexo më shumë

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet të enjten në Davos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas raportimeve, gjatë ditë...

Lexo më shumë

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
21 Janar, 2026

Norvegjia dhe Suedia kanë refuzuar t’i bashkohen Komitetit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa sipas raportimeve të mediave,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com