Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 1 Marsi, teste dhe rregulla të reja për patentat 

2018/02/18 at 11:43 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga 1 Marsi, teste dhe rregulla të reja për patentat 

 Të gjithë personat që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete, do të përballem në rregulla të reja duke filluar 1 marsi i këtij viti. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se është hartuar pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018.


“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”-thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Referuar të njëjtit njoftim mësohet se është hartuar përmbajta e pyetjeve, përshtatja me figurën që përfaqëson situatën në rrugë dhe përgjigja e saktë ose e gabuar. Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 682/4, datë 1.4.2016 “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, duke filluar nga data 01.01.2017 e në vazhdim personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Regjistrimi
Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi. Kandidati duhet të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet siç parashikohet në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/4, datë 1.4.2017 dhe të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër. Sipas udhëzimi kandidati që do të pajiset me leje drejtimi të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A si dhe të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Autorizimi
DRSHTRR lëshon Autorizimin e praktikës së kandidatit, me kërkesë të autoshkollës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronike. Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë: të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme; të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale; të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi; të jetë i pajisur me lejedrejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet; të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Pikët e patentës
Duke filluar nga data 16 prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20. Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit. / Gazeta Shqiptare

Etiketa: patentarregullattestet


Ju sugjerojmë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Para
Studimi/ Kujdes nga këto ushqime, rrisin rrezikun e kancerit

Studimi/ Kujdes nga këto ushqime, rrisin rrezikun e kancerit

Video/ Kamera e fshehtë në dhomat e zhveshjes së stjuardesave ruse

Video/ Kamera e fshehtë në dhomat e zhveshjes së stjuardesave ruse

Jo më kot presin rikthim, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk i kanë shkëputur kurrë marrëdhëniet

Jo më kot presin rikthim, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk i kanë shkëputur kurrë marrëdhëniet
















TE FUNDIT

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
6 Korrik, 2026

FBI ka raportuar se që nga nisja e Kupës së Botës më shumë se 600 dronë që fluturonin mbi hapësirën...

Lexo më shumë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
6 Korrik, 2026

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim...

Lexo më shumë

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
6 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen...

Lexo më shumë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}