Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër votohet qeveria e re, VV: Do ta kundërshtojmë rrëmbimin e fitores

2020/06/02 at 2:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër votohet qeveria e re, VV: Do ta kundërshtojmë rrëmbimin e fitores

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë të ditur nësë do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është caktuar për të mërkurën në ora 11, e në të cilën pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë një deklarimi për media tha Vetëvendosje do të kundërshtojë siç e quajti ai “rrëmbimin e fitores së Vetëvendosjes”.

“Ata kanë një target, që ta rrëmbejnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, fitoren e qytetarëve dhe ta tjetërsojnë atë”, tha Selimi.

“Lëvizja Vetëvendosje si gjithmonë edhe nesër do të jetë në anën e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhurin e vet. Do të jetë në përputhje më qëndrimet e saj politike dhe secili deputet do të jetë në përputhje me mandatin e tij dhe me besimin që i kanë dhënë qytetarët”, deklaroi Selimi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, vendosi që seanca e thirrur nga LDK-ja, të mbahet të mërkurën në ora 11 e ku pritet që deputetët të votojnë për kabinetin e ri qeveritar.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tashmë janë kryer të gjitha procedurat dhe se janë siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka arritur koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

Më 30 prill, ditën që presidenti i Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit.

Vetëvendosje pretendonte se presidenti Thaçi kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte nxjerrë dekretin për mandatimin e Hotit për shkak se kjo e fundit nuk e kishte konsumuar të drejtën e saj për propozimin e mandatarit të ri, pas rrëzimit të qeverisë. Por, Gjykata Kushtetuese, e shpalli të ligjshëm dekretin e Thaçit./ REL

Ju sugjerojmë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
Aktualitet

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

3 Shkurt, 2026 2:53 pm
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
Bota

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

3 Shkurt, 2026 2:50 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

3 Shkurt, 2026 2:47 pm
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
Bota

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

3 Shkurt, 2026 2:12 pm
Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Para
Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

Opinion/ Laç, vrasje si nëpër filma

COVID-19/ Krijohen këpucët që ruajnë distancimin sociale

COVID-19/ Krijohen këpucët që ruajnë distancimin sociale

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Teatri/ PD padi në SPAK ndaj Ramës, Veliajt dhe zyrtarëve të tjerë

TE FUNDIT

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
3 Shkurt, 2026

Një operacion është në zhvillim e sipër në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum...

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
3 Shkurt, 2026

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social...

Lexo më shumë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

33 masa sigurie janë firmosur nga Prokuroria në kuadër të hetimeve për mbetet e rrezikshme të lidhura me kompaninë Kurum....

Lexo më shumë

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
3 Shkurt, 2026

Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sisteme armësh në Groenlandë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com