Kryesore

Nëse PS shkon në zgjedhje do e njihte rezultatin? Meta: Më 30 qershor…


               Publikuar në : 21:06 - 16/06/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin “Al Jazeera”, ka folur në lidhje me vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit si ditë në të cilën ishte parashikuar zhvillimi i zgjedhjeve lokale.

Meta tha se dekreti për anulimin e 30 qershorit është publikuar në Fletoren Zyrtare, dhe se për këtë arsye është e detyrueshme që të respektohet nga të gjitha palët.

I pyetur nëse do e njihnte rezultatin e zgjedhjeve nëse PS i zhvillon zgjedhjet më 30 qershor, Meta i është përgjigjur duke thënë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të zhvillohen

Gazetari: Duke u kthyer te çështja kushtetuese, argumentet kundër Jush të shprehura nga qeveria theksojnë se ju nuk keni të drejtë të anuloni datën e zgjedhjeve…

Presidenti Meta:Nuk jam duke folur për spekulime politike. Unë ju sigurova se ky është një vendim kushtetues solid. I vetmi autoritet suprem që mund të shqyrtojë këtë dekret është Gjykata Kushtetuese, por ajo për të cilën dëshiroj t’ju siguroj është se ky diskutim dhe ky debat është humbje kohe, pasi ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe duke iu referuar kuadrit kushtetues dhe ligjor, nga çasti i publikimit është detyrim i çdo institucioni, qoftë në pushtetin qendror apo vendor, ta zbatojnë këtë dekret.

Gazetari: Ne rregull, por duke folur politikisht, Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndërmend të ulet në dialog me opozitën për të gjetur një datë konsensuale për zgjedhjet dhe se opozita kishte mundësi të regjistrohej në proces zgjedhor, por vendosi të mos merrte pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, ai thotë se i qëndron vendimit të mëparshëm për datën e zgjedhjeve. Si mund të gjendet në zgjidhje në këtësituatë? A do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve vendore nëse do të mbahen?

Presidenti Meta:Pasi dekreti u firmos dhe hyri në fuqi, nuk ka më datë formale dhe ligjore për zgjedhjet më 30 qershor. Sa u përket pretendimeve të Kryeministrit Rama dua t’ju bëj me dije se precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve vendore është krijuar për herë të parë në vitin 2006 dhe 2007, kur zoti Rama ishte udhëheqës i opozitës dhe kryebashkiaku i Tiranës. Ai kërkonte që një dokument shtesë të përfshihej në këtë proces teknik me kushtin që të merrte pjesë në zgjedhje. Pikërisht atëherë patëm precedentin e parë, që më pas do të përsëritej në disa raste të tjera. Dua të them se kjo nuk është diçka e re. Sigurisht, nuk është diçka normale, sepse kur gjithçka shkon mirë nuk ka asnjë arsye për të marrë një vendim të tillë dhe unë shpresoj se Kryeministri ynë duhet të jetë më shumë i vetëdijshëm për këtë parim qeverisës, që qeveritë kanë mëtepër përgjegjësi për të gjithë vendin, jo vetëm për mbështetësit e vet apo militantët. Unë shpresoj qëato t’i marrin përsipër e t’i përmbushin këto përgjegjësi dhe të reflektojnë sa më shpejt në interesin më të mirë të vendit.

Gazetari: Por a do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve nëse qeveria do t’i zhvillojë ato?

Presidenti Meta:Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë./ Opinion.al E.Xh.

Pas