Politikë

Meta: Mungesa Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë më shumë autoritet qeverisë


               Publikuar në : 21:16 - 16/06/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta është shprehur për “Al Jazeera”, se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri ka bërë që qeveria “Rama” të marrë më shumë autoritet shtesë.

Meta theksoi se aktualisht është më e rëndësishme është zgjidhja krizës politike, në mënyrë që t’u hapet rrugë për zhvillimin e reformave të tjera në të ardhmen.

Gazetari: Pra, ju mendoni se duhet bërë akoma më shumë përparim.Pse është dashur kaq shumë kohë për procesin e vetting-ut? Përse Shqipëri është pa Gjykatë Kushtetuese për tetëmbëdhjetë muaj?

Presidenti Meta:Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një problem i madh për vendin dhe kjo e ka ndihmuar qeverinë për të marrë autoritet shtesë që nuk është i përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Gjithsesi, unë shpresoj që gjërat të përmirësohen në muajt e ardhshëm, por tani është e rëndësishme të adresojmë krizën dhe të kemi më shumë kohë për të gjitha reformat që duhen zbatuar./ Opinion.al E.Xh

Pas