-Teknologji

Nëse keni në përdorim këtë telefon, duhet të bëni kujdes


               Publikuar në : 12:08 - 19/10/19 |
geliano fataj

Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.

Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”, pasi siguria ishte maksimale.

Por gjatë një prove që ka bërë një grua, ajo ka kuptuar se shenja e gishtit nuk është e sigurt. Ajo kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.

Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.

Kompania reagoi menjëherë pas këtij skandali duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni./ Opinion.al

Pas