Kronikë

Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës, policia jep detajet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 02/07/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pajetë brenda banesës së tyre.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen e Kombinatit në Tiranë pranë shkollës “Myslym Keta”.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Sipas njoftimit të policisë ka qenë vëllai i 56-vjeçares që ka njoftuar policinë pasi motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen, por mendohet se ato janë vetë vrarë.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes . /Opinion.al

Pas