Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna në kërkim të “princit të kaltër” për vajzën 35-vjeçare

2017/04/30 at 5:37 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna në kërkim të “princit të kaltër” për vajzën 35-vjeçare

Orjola, 35­vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të mos vazhdojë insistimin që ajo të gjejë njeriun e jetës. Orjola rrëfen se mëngjesi i saj nis me Lumturien, e cila vazhdon të insistojë që Orjola të gjejë “princin e kaltër”.


Para 15 viteve, një djalë, i “pagëzuar” nga Orjola me emrin Beqir, ka takuar Lumturinë dhe i ka thënë që dëshironte që të merrte Orjolën për nuse, por duke qenë se ata u shpërngulën në një shtëpi tjetër, asaj i ka ngelur peng që nuk u njohën. Por, Orjola shprehet se kanë kaluar 15 vjet dhe ai mund të ketë vazhduar jetën e tij e të ketë krijuar familje.

Lumturia pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo përgjigjet se mund të jetë vajza ose djali. Lumturia shprehet se vajzën e saj e kanë kërkuar shumë djem, por njëri ishte i veçantë dhe e ka fjalën për djalin që na rrëfeu Orjola. Lumturia shikon në ekranin që ndodhet te muri ndarës Orjolën dhe shpreh gëzim.

Orjola – Mami, je mbretëresha ime dhe të dua pafund. Të lutem, mos ma përmend më këtë muhabet sepse jeta është kaq e bukur, ne do të kemi Zotin përpara që të dyja dhe do t’i realizojmë të gjitha ëndrrat e tua.

Lumturia – Faleminderit, por unë doja sepse mosha kalon dhe ikën shumë shpejt. Kjo duhet të vendosë për një person, për një të mirë si puna e Beqirit që thatë ju.

Lumturia rrëfen historinë e takimit me djalin dhe thotë se si çdo nënë, ajo do më të mirën për vajzën e saj. Arditi thotë se problemi i vetëm në këtë histori është se nuk dinë emrin e djalit dhe nuk kanë si ta gjejnë. Për këtë arsye, ai fton në studio piktoren Ilda Arshiaj, e cila do të pikturojë portretin e Beqirit sipas përshkrimit të Lumturies, për ta shfaqur publikisht, në mënyrë që ta gjejnë dhe ta martojnë me Orjolën. Lumturia, e ngacmuar dhe nga Arditi, përshkruan me pak detaje djalin dhe thotë se nuk e mban mend mirë. Kur portreti përfundon, Lumturia shprehet se i ngjan, vetëm se duket më i madh, ai është 37 vjeç.

Arditi shprehet se ai djalë mund të jetë duke i parë dhe nëqoftëse nuk është martuar, të kontaktojë në “E diela shqiptare” dhe dasma të bëhet në studio. Lumturia shspreh entuziazëm, ndërsa Orjola afrohet për ta përqafuar dhe për të parë “burrin e saj të ardhshëm”.

Orjola – Jo, është shumë serioz. Nuk shkojmë.

Lumturia – Po mir, serioz duhet njeriu. Shkoni mi. Na mbetet vetëm të presim që Beqiri të bëhet i gjallë që të nisim përgatitjet për dasmën!/tvklan.al

Etiketa: ka nje mesazh per tymartohetnenaorjolavajza


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
Para
Surpriza/ I bëri elozhe, Rama fut në listën për deputet djalin e profesorit të njohur

Surpriza/ I bëri elozhe, Rama fut në listën për deputet djalin e profesorit të njohur

Foto/ Donald Trump “i çmendur” pas gjoksit të përkthyeses

100 ditët e para të presidencës Trump në numra

Berisha-Namik Dokles: Rama s’të zëvendësoi me hajdut pulash, por me hajdut bankash

Berisha-Namik Dokles: Rama s'të zëvendësoi me hajdut pulash, por me hajdut bankash
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}