Aktualitet

Nëna i dha mbidozë Ibuprofeni, 12-vjeçarja ukrainase niset drejt Traumës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 01/07/21 |
Opi Nion

Një 12-vjeçare ukrainase që ka ardhur me pushime me familjen në vendin tonë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi ka konsumuar doza të mëdha Ibrufeni.

Vajza  me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte pirë 5 tableta Ibuprofen 400mg dhe për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament.

Sipas news 24, gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid.

Sipas bluzave të bardha fëmija nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte shfaqur probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë.

Megjithëse gjendja e fëmijës u stabilizua, 12-vjeçarja u transportua për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Tiranës./Opinion.al

Pas