Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e Ilia Karelit, rrëfimet e tim biri për torturat e policisë greke

2016/11/14 at 8:34 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e Ilia Karelit, rrëfimet e tim biri për torturat e policisë greke

Resmije Kumi jeton e vetme në shtëpinë e mbushur me fotografitë e të birit që nuk jeton më. Pas më shumë se 2 vitesh kur Kudret Kume ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli humbi jetën me 27 mars 2014 në burgun grek si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët. Nëna e tij i shtyn ditët mes pyetjeve pa përgjigje.


Drejtësia greke nuk e ka thënë ende fjalën përfundimtare për 12 punonjësit e burgut që e dhunuan barbarisht e më pas i hoqën edhe zemrën.

“Është një torturë e madhe. Çdo lloj torture iu punua atij. Të ma kishin vrarë me një plumb do të ishte shumë mirë. Po ato tortura që iu bënë unë s’i harroj derisa të vdes. Edhe kur erdhi nuk më linin që ta shikoja. Jo se më thonin që ka ndonjë gjë, por ‘lere mos e prek se zbulohet’. Ai ishte bërë çik-çik, nuk kishte më mish. E kishin copëtuar. Po zemra pse ju hoq?! Unë se besoj që ajo zemër që ka ardhur te jetë e tij. Pikë muhabeti. E çuan deri aty sa ia hoqën zemrën për së gjalli”, tregon mes dhimbjes Resmije Kumi.

Në telefonatat e fundit me të, Kudreti e kish rrëfyer për dhunën brenda në burg.

“Më thoshte se ‘po torturohem kot, më nxin jetën kot’”, tregon e ëma e Ilia Karelit.

Resimjes nuk i ka mbetur gjë përveç pengjeve dhe mallit.

“Këtu rri tërë ditën, i flas, i thërras, i them çfarë më bëre, i thosha mendo për nënën dhe për veten. Ta di që do ta takoj atje ku është ai, kisha ikur me sekonda. Ajo tortura e tij më lëndon më tepër. Kur i shoh ato momente kur e kapin ata dy policët, që i kanë rënë ato tutat dhe s’ka mundësi t’i ngrejë. Nuk e shikoj dot”, tregon Resmije Kume.

Në shtëpinë e saj nuk ka televizor dhe ka një arsye për këtë.

“Nuk dëgjoj e shikoj dot asgjë. Jam shumë e përvëluar për vete. Asgjë nuk dëgjoj dot“, vijon rrëfimin nëna e Kudret Kumës.

Ajo pret ende drejtësinë.

“Të marrin dënimin e merituar. Ose në qoftë se ata kishin të drejtë në atë që bënë, të lihën të lirë, por në qoftë se jo, dua që edhe ata si ky të bëhen, ta marrin vesh se si është dhimbja“, vijon Resmija.

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 vite, Resmije Kume kapet pas çdo kujtimi të të birit. Numrin e tij në telefon e ruan ende.

“Nuk e fshij se më duket sikur ende flas me të. E marr e shikoj gjithmonë sikur e thërras. Çdo gjë të tijën dua ta mbaj, ta ruaj aty. Edhe një shami dore e mbaj”, tha Resmije Kume.

Burimi: Top Channel



Ju sugjerojmë

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës
Rajoni

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

6 Qershor, 2026 4:39 pm
“Zvërneci”, Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë
Aktualitet

“Zvërneci”, Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë

6 Qershor, 2026 4:35 pm
Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

6 Qershor, 2026 3:12 pm
Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Kryesore

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

6 Qershor, 2026 3:02 pm
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
Bota

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

6 Qershor, 2026 2:59 pm
VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
Bota

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

6 Qershor, 2026 2:25 pm
Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Para
Keni shpeshherë dhimbje në gjoks? Ja se çfarë ndodh

Keni shpeshherë dhimbje në gjoks? Ja se çfarë ndodh

Video/ Intervista e parë si President i SHBA, Trump: Do të dëboj 3 milionë emigrantë

Video/ Intervista e parë si President i SHBA, Trump: Do të dëboj 3 milionë emigrantë

Ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e gjakut

Ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e gjakut
















TE FUNDIT

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
6 Qershor, 2026

Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për rajonin e Shkodrës vjen nga UNESCO. Në kuadër të Ditës Botërore...

Lexo më shumë

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
6 Qershor, 2026

Presidenti libanez Joseph Aoun kritikoi ndërhyrjen e Iranit në Liban dhe përpjekjen e Teheranit për ta përdorur vendin në negociatat...

Lexo më shumë

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje...

Lexo më shumë

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës
6 Qershor, 2026

Nga kjo e shtunë ka nisur votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}