Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

2026/06/06 at 3:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kërkesat e protestuesve duhet të zbatohen pa vonesë.


Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha u shpreh se “ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij”, duke iu referuar protestave dhe kërkesave të tyre. Sipas tij, Rama duhet të largohet dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve, pasi sipas tij kërkesat e paraqitura nga protestuesit japin zgjidhje për krizën politike.

Sali Berisha: Prapë vazhdojmë pak më tutje në këtë mes. Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian. Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushte. Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve.
Prandaj presidenti i Këshillit Evropian ndalej dhe i kujtonte se Zvërneci ëshët zonë e mbrojtur për BE dhe nuk ke autoritet të veprosh në kokën tënde dhe xhepin tënd në atë mënyrë. Pra, ka pasur një seri zhvillimesh, ndërsa ky i quante hoxho bondo, bondo hoxho etj, etj me epitete.

Cili prej jush pa intervistën e tij në CNN. Turpi i shekullit, turpi i dheut. U garantoj se Kim Jong Un po të fliste, nuk do fliste ndryshe. Rrekej t’i mbushej mendjen gazetares se nuk ka projekt. Po ti si e dhe lejen e zhvillimit? Pse nuk bën publike çfarë kriteresh ke përcaktuar ti në përputhje me direktivën Natyra 2000, e cila kërkon vlerësimin e përshtatshmërisë, kërkon një seri, kërkon gjetjen e zëvendësimit të habitateve në qoftë se ato preken. Dhe në qoftë se këto nuk ndodhin, ti nuk mund të ndërtosh, është shumë e prerë. Të gjitha këto ky i kapërceu duke thënë se është ndërtuar në filan lagunë. Në qoftë se ndërtohet, ndërtohet në përputhje të plotë me peizazhin dhe je i detyruar që çdo cenim të habitatit ta kompensosh. Jo ta kompensosh mbrapa Dajtit siç bën ai.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim shumë të madh dhe mendoj se kërkesat e paraqitura, të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës. Ndaj dhe kërkoj menjëherë zbatimin e këtyre kërkesave. Është mashtrim me bisht se kush do i zbatojë kërkesat e tjera në qoftë se ti jep dorëheqjen. Po çfarë je ti, fundi i botës po ike ti. Do i zbatojnë kërkesat e tjera ata të cilët i kanë kundërshtuar aktet që ke nxjerrë ti. Ata të cilët kanë vite që kundërshtojnë me gjykata, në parlament e kudo korporatën tënde të korrupsionit, investitorët strategjikë që i përdore për ministrat e tu dhe akrobatët e tu.
Kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur.

Kush t’i bëjë ato? Ato i bën parlamenti dhe ti duhet të largohesh menjëherë, të dëgjosh zërin e qytetarëve.
Dhe hiq dorë nga intrigat. Ka urdhëruar Blendi Gonxhen tani që në mënyrë që të shuajë protestën të organizojë sa më shumë koncerte. E dënoj këtë praktikë. Pra, të shpenzohen dhjetëra milionë euro për të dëmtuar protestën, e cila ka qëllime shumë të larta dhe jam i bindur se me asgjë nuk mund të pengohet ky uragan pa realizuar qëllimet e tij.



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

“Zvërneci”, Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë

"Zvërneci", Balla: Po keto makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

Kosovë, KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}