Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e 16-vjeçares rrëfen ditën e fundit të së bijës në Opinion: U ngritëm të dyja bashkë, më tha…

2025/02/17 at 10:31 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e 16-vjeçares rrëfen ditën e fundit të së bijës në Opinion: U ngritëm të dyja bashkë, më tha…

Ka folur për “Opinion” në Tv Klan këtë të Hënë, nëna e 16 vjeçares që i dha fund jetës disa ditë më parë në Gjirokastër. Mirela Muçollari tregon se e bija nuk i kishte shprehur kurrë asgjë për bullizmin në shkollë, por e vetmja ankesë që kishte shprehur ishte “të ndërronte klasën”. Ajo ndan me detaje edhe ditën e fundit të saj, para se të ndërmerrte aktin e rëndë.


-Çfarë ka ndodhur?

Mirela Muçollari: E para, vajza ime ishte vetëm 16 vjeç, e kisha të urtë, të mirë, më të mirë se ç’duhej. Nuk e di, po shkonte në shkollë me dëshirë, kishte mendimet e saj për jetën. E donte shumë jetën! Donte shumë edhe shoqen e saj, që ishte ndarë nga klasa. Në fillim nuk na e shprehu, por kohët e fundit ndihej e vetmuar që e kishin ndarë nga shoqja se ajo ishte në klasë tjetër. Për shkak të gjuhës së parë që kishin, ishin në klasa të ndryshme. Para ca ditësh, më tha se a mund ta ndërronte klasën, se nuk ndihej mirë aty.

-Po pse, apo nuk fliste?

Mirela Muçollari: Thoshte që janë shumë të zhurmshëm, bëjnë si të çmendur. Shumica e tyre nuk mësonin, dhe nuk e pëlqente. Nuk ishte ambient për të. Unë i thashë që në çdo klasë ka element të tillë, unë atë bëj mami, por janë 6 orë. Unë mora masa për ta ndërruar nga klasa, më thanë që nuk bëhet. Irsa është shumë e rregullt më tha një mësuese, nuk ka të bëjë fare me nxënësit. Shikonte hallin e saj, shkonte në shkollë si zakonisht. E pyesja, të keqen mami si kalove? Mirë…Vetëm donte të ndërronte klasën, më tha o mami e mira është të shkoj atje ku kam shoqet e mia, ata më duken sikur janë më të mirë. E pyesja, më thoshte mirë, mirë, mirë…Nuk më shfaqi ndonjë…Ishte periudhë shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë që të besonim diçka tjetër. Ishte larguar të Premten dhe ne nuk na lajmëroi njeri, edhe të Hënën, kishte bërë vetëm 3 orë. Pse erdha Irsa, kam pushim ka thënë. Ka ikur përsëri, ka ardhur…Duke gjetur të atin në shtëpi, e pyeste ai.

Thekson se e ndjera kishte munguar plot 3 herë në shkollë dhe askush s’e kishte lajmëruar për këtë gjë.

-Asnjë bisedë të drejtëpërdejtë?

Mirela Muçollari: U ngritëm të dyja bashkë, u vesh si çdo ditë. Më tha mami të iki unë se jam vonë. Pas 2,3 orësh erdhi në shtëpi dhe tha që kam pushim, ishte larguar prapë. Kur erdhi për herë të tretë nga shkolla bëri atë që bëri.

-Ka lënë vajza një letër?

Mirela Muçollari: Vajza letër nuk ka lënë, në shënimet e saj janë gjetur disa fletë. Nuk ka lënë ditar, as letër…Se të kishte letër, do ishte njëfarë ngushëllimi. Në sendet e saj janë gjetur disa fletë ku ka shkruar anglisht, në vijat e para shkruhej për bullizimin, se atë ditë isha shumë e tronditur. Deri në fund nuk e di çfarë është shkruar se e ka marrë Prokuroria.

“Kishte për të veshur e për të ngrënë, ne ndaj punojmë. Probleme ka çdo familje. Ajo kishte, jo siç shkruajnë portalet, ajo vishej si adoleshente”, rrëfeu Mirela./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Gazetari ndan detaje të reja nga rasti i 16-vjeçares në Gjirokastër: Psikologia duhet të japë llogari!

Gazetari ndan detaje të reja nga rasti i 16-vjeçares në Gjirokastër: Psikologia duhet të japë llogari!

VIDEO/ “Më shokoi agresiviteti i prindërve”, Fevziu tregon çfarë i ndodhi me vajzën e vogël

VIDEO/ "Më shokoi agresiviteti i prindërve", Fevziu tregon çfarë i ndodhi me vajzën e vogël

Nëna e 16-vjeçares në Opinion: Iku nga shkolla me lot në sy! Kush ma vrau vajzën?

Nëna e 16-vjeçares në Opinion: Iku nga shkolla me lot në sy! Kush ma vrau vajzën?
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}