Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pas vënies nën hetim nga SPAK.
Reagimi i saj erdhi në përgjigje të deputetit Dashnor Sula, i cili kërkoi në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve që Bushka nuk duhet ta drejtojë këtë mbledhje.
“Ju sqaroj që është një komision ligjesh dhe jo një komision hetimor, unë jam drejtuesja e këtij komisioni dhe po ushtroj detyrën time. Në lidhje me atë që thoni ju, nëse kam dicka për të sqaruar do ta sqaroj atje, ku edhe sqarohen cështjet që ngrini. Sa i takon cështjes së dinjitetit kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do vijoj të jem e dinjitetshme”, tha Bushka.