Kronikë

Nën efektin e alkoolit, bie nga anija në Vlorë e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 03/09/21 |
Opi Nion

Një vajzë 25 vjeçare ka rënë në det mëngjesin e sot, teksa zbriste nga një anije e ankoruar pranë portit të Vlorës.

Bëhet me dije se Policia dhe pasagjerët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë vajzën nga uji dhe e kanë dërguar në spital.

Në njoftimin zyrtar Policia ka konfirmuar se vajza ende nuk është identifikuar, nërkohë që dyshohet se ka qënë nën efektin e alkolit.

Mëngjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qënë nën efektin e alkoolit. 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me identifikimin e shtetases dhe sqarimin e rrethanave të rastit.”- njofton policia./Opinion.al

Pas