Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Vendimi drejt shtyrjes për në Maj të 2020

2019/10/18 at 10:52 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat/ Vendimi drejt shtyrjes për në Maj të 2020

Vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të ngelet për në Samitin e Zagrebit në Maj të vitit 2020.

Pas një diskutimi të gjatë deri pas mesnate, liderët e vendeve anëtarë të BE-së janë tepër të ndarë sa i përket kësaj çështjeje. Shumica e vendeve mbështesin çeljen e negociatave me të dyja vendet por Franca duket se ka vënë veton për “JO”.

Megjithatë ka diferenca edhe përsa i përket të dyja vendeve në këtë proces. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, të gjitha vendet përveç Francës, janë në favor të hapjes së negociatave duke parë reformat që ajo ka ndërmarrë, ndërsa në rastin e Shqipërisë, lista e skeptikëve është më e gjatë duke përfshirë Holandën, Danimarkën edhe Spanjën të cilët nuk shohin mjaftueshëm progres.

Në diskutimet e këshillit u hodh edhe teza për ti ndarë këto dy vende në këtë proces, vendim ky i mbështetur nga kryeministri holandez, Mark Rute. Por kjo është kundërshtuar nga Gjermania e cila kërkon një vendim të përbashkët për të dyja vendet.

Kryeministri bullgar tha se do të ishte “gabim i madh” nëse vendeve nuk do ti çelen negociatat.

Por arritja e një vendimi kërkon unanimitet mes vendeve, si në rastin e një “PO-je” dhe një “JO-je”.

Kjo ka ngritur mundësinë që Këshilli të mos dalë sot në një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë gjë e konfirmoi edhe kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, teksa hynte në sallën e mbledhjes së takimit të sotëm.

“Zgjerimi është shumë i rëndësishëm për ne, por jo të gjitha vendet janë dakord për hapjen e negociatave. Kërkohet vendim unanim”, deklaroi Karins.

Kryeministri i Luksemburgut tha gjithashtu se nuk do të ketë një vendim ditën e sotme.

Përkrahësit e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë shpresojnë që të paktën të miratohet një tekst me një mesazh të qartë politik në favor të një të pranimi të sigurt për të ardhmen, i tha një burim diplomatik EURACTIV.

Franca, Gjermania, Holanda dhe Danimarka raportohet se po konsiderojnë një kompromis për të shtyrë bisedimet në prill të vitit 2020 ose samitin e paralajmëruar mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm, i cili do të hapte një dritare për një reformë të mundshme të procesit të zgjerimit të cilën e kërkon Franca . /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

7 Nëntor, 2025 10:23 am
Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Para
PD: Edi Rama akt normativ ku fsheh dështimin për mbledhjen e të ardhurave

PD: Edi Rama akt normativ ku fsheh dështimin për mbledhjen e të ardhurave

Pas gafave në lexim deputetja reagon me shkrim, por prapë me gabime

Pas gafave në lexim deputetja reagon me shkrim, por prapë me gabime

Opinion/ Negociatat, po apo jo Shqipërisë?

Opinion/ Negociatat, po apo jo Shqipërisë?

TE FUNDIT

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
7 Nëntor, 2025

Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diogo Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik. Një pjesë e madhe e të...

Lexo më shumë

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt....

Lexo më shumë

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
7 Nëntor, 2025

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua seksualisht nga një burrë gjatë një eventi publik në Mexico City. Ky akt i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com