Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Varhelyi: Shqipëria pranë përmbushjes së të gjitha kushteve

2020/10/07 at 4:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat/ Varhelyi: Shqipëria pranë përmbushjes së të gjitha kushteve

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi mbajti sot në Kuvend fjalën e tij, në kuadër të vizitës me rastin e publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për zgjerimin.

Gjatë fjalës së tij, komisionari theksoi se vendi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

“Dëshiroj të përçoj të qartë për shqiptarët që do ju qëndrojmë pranë do punojmë fort që ju të bëheni shtete anëtare dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi e jona. Ne kemi qenë të angazhuar për të patur rezultate në Ballkanin Perëndimor.”

Varhelyi renditi si tre objektivat kryesore të punës së Komisionit në Ballkanin Perëndimor “rinovimin e procesit të zgjerimit, çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian”.

Më tej, tej ai foli për planin e investimeve në Ballkanin Perëndimore ku është parashikuar një paketë financiare prej 9 miliardë euro, plus 20 milionë të tjera që mund të vijnë në formën e kredive të buta.

“Plani i investimeve do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë dhe do të ndihmojë në zbatimin e reformave për të ecur drejt BE. Sfida t më të mëdha kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin, sektorin privat dhe rininë. Paketa e investime do të sjellë të mira të konsiderueshëm në rajon, duke përshirë këtu edhe Shqipërinë”, tha ai.

Sa i përket çeljes së negociatave dhe konferencës së parë ndërqeveritare, Varhelyi tha se Shqipëria është shumë pranë plotësimit të të gjitha kushteve që të ulet në tryezën e negociatave. Ai nënvizoi se është bërë progres i dukeshëm si dhe vuri në dukje përmbushjen e kushtit të reformës zgjedhore të cilën e ritheksoi si një kusht kyç për negociatat.

“Shqipëria ka ndjekur me vendosmëri angazhimin për reformat dhe është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve që duhen arritur përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit  dhe inkurajoj të gjitha palët të mbajnë në fokus këto reforma. Reforma zgjedhore është kusht thelbësor për konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjeve.”, tha komisioneri. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

9 Korrik, 2025 2:10 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

9 Korrik, 2025 2:02 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Elbasan/Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi…shpallet në kërkim 55-vjeçari

9 Korrik, 2025 1:54 pm
Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

“Çështja Salianji sapo ka nisur”/ Roli që do ketë ish-deputeti në PD sipas Berishës

9 Korrik, 2025 1:45 pm
PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…
Aktualitet

PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…

9 Korrik, 2025 1:33 pm
“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..
Aktualitet

“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..

9 Korrik, 2025 1:28 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

9 Korrik, 2025 1:16 pm
Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Bota

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 Korrik, 2025 1:13 pm
Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..
Aktualitet

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..

9 Korrik, 2025 1:05 pm
“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!
Aktualitet

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!

9 Korrik, 2025 12:54 pm
Para
Guvernatori Sejko: Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm

Guvernatori Sejko: Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm

Publikohet data kur do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane

Sot hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja çfarë duhet të dini

Vendimi për Agimin e Artë, Micotaqis: Fundi i një cikli traumatik

Vendimi për Agimin e Artë, Micotaqis: Fundi i një cikli traumatik

TE FUNDIT

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”. Pasagjerët shihen teksa...

Lexo më shumë

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
9 Korrik, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me...

Lexo më shumë

Elbasan/Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi…shpallet në kërkim 55-vjeçari

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
9 Korrik, 2025

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas...

Lexo më shumë

“Çështja Salianji sapo ka nisur”/ Roli që do ketë ish-deputeti në PD sipas Berishës

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
9 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha e ka quajtur sërish sot dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com