Aktualitet

Guvernatori Sejko: Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 07/10/20 |
Al Do

Guverantoi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se efektet negative të krizës ekonomike të provokuar nga pandemia janë reduktuar pas tre mujorit të dyte dhe se ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm.

Gjatë një konference për shtyp, guvernatori Sejko tha se kriza e pandemisë është nga më seriozet që është përballur globi dhe se ndikimi i saj në ekonomi gjatë tremujorit të dytë ka qenë serioz. Por ai shtoi se efektet negative kanë filluar të zbuten, duke veçuar masat fiskale si një nga faktorët lehtësues.

Informacioni në dispozicion sugjeron se ndikimi i pandemisë ka qenë serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vijim. Këto kushte monetare ofrojnë stimul për nxitjen ekonomike. Pandemia e COVID është sfida më serioze me të cilat është përballur globi. Aktiviteti ekonomik ka pësuar papunësi në rritje. Masat e paprecedente fiskale kanë lehtësuar impaktin e pandemisë. Inflacioni pësoi në rënie. Stimuli financiar ka krijuar premisa për rritjen e kreditimit. Sektori bankar ka vijuar me likuiditetet për bizneset dhe familjet.”, tha Sejko.

Ndër të tjera Sejko tha se stabiliteti financiar është parakusht për ekonominë, duke nënvizuar faktin se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar.

Sipas tij parashikimi për tkurrjen ekonomike në vendin tonë është 7.6%, ndërsa përmirësimi i situatës ekonomike pritet vitin e ardhshëm.

Tkurrja ekonomike, BB e BERZH kanë parashkuar një rënie, e cila është në linjë me parashikimet tona. Parashikimi i deritanishëm është deri në 7%, por ndryshojnë javë pas jave, sepse ekonomia është dinamike dhe ne parashikojmë që ekonomia do rithehet ringritjes vitin e ardhshëm. Nëse nuk përkeqësohet situata nga Covid. Presim që këto dy tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike”./ Opinion.al

Pas