Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Bullgari ka takuar Presidentin e vendit, Rumen Radev.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën me dije se me Presidentin Radev ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, por dhe për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Ramës ky problem mes dy vendeve pengon dhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë.
“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama./Opinion.al