Aktualitet

Ndërtoi pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 48-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 09/06/21 |
Opi Nion

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa lejë në tokë shtetërore.

Policia bën me dije se është vënë në pranga B.H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”./Opinion.al

Pas