Kryesore

Negociatat/Rama fajëson opozitën për ndarjen nga Maq. e Veriut


               Publikuar në : 12:35 - 09/10/19 |
Al Do

Çështja e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është çështje e brendshme e shteteve anëtare sipas kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit ai deklaroi se arsyeja se pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndahen në këtë proces është sjellja e opozitës.

“Ata që mendojnë se ndarja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në diskutime, do të çojë në një ndarje edhe në vendimin e përgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar”, tha Rama.

Sipas tij mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kishte vetëm një ndryshim, sjellja e opozitave në të dy shtetet.

“Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, opozita që braktisi parlamentin, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet vetëm për të minuar çeljen e negociatave

Maqedonia e Veriut është një vend ku konflikti politik, për arsye krejt të ndryshme, ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, e cila në mënyrë naive ka besuar se duke kopjuar opozitën e deridjeshme të Maqedonisë së Veriut, do të arrinte të bllokonte procesin” tha Rama. /Opinion.al

Pas