Aktualitet

Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë!


               Publikuar në : 11:30 - 17/05/19 |
geliano fataj

Kryetari i Partisë Republikane (LR) në Francë, Laurent Wauquiez thotë se partia e tij do të vendosë veto për Shqipërisë sa i përket zgjerimit.

Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez për France Info, mëngjesin e kësaj të premteje.

Wauquiez që drejton partinë dytë në Asamblenë Kombëtare të Francës tha se zgjerimi i Evropës do ishte “një gabim i madh”.

Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai./ Opinion.al

Pas