Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/Balla: Kam besim se deri në samitin e Zagrebit do nisin…

2019/10/20 at 11:52 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat/Balla: Kam besim se deri në samitin e Zagrebit do nisin…

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga OSBE/ODIHR “Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”.

Balla ka folur në lidhje dhe me procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian duke thënë se të dy vendet e meritonin plotësisht dhe duhet të mos humbin aspak kohë, por të vazhdojnë me reformat e nisura.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është shprehur optimist, pasi deklaroi se deri në samitin e Zagrebit, do të ketë reflektim dhe të dy vendet do të nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Balla foli dhe për kushtet e vendosura nga Bundestagu, duke thënë se çështja më e rëndësishme janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kam besimin se deri në samitin e Zagrebit, do të ketë reflektim dhe të dy vendet do të nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi i Këshillit Europian, apo mosvendimi për të qënë korrekt, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mori parasysh aspak progresin me reformat kryesore të bëra nga të dyja vendet gjatë viteve të fundit. Por ne gjithësesi duhet të vazhdojmë reformat e ndërmarra.
Dua ta nënvizoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i jenë mirënjohës Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, për atë që udhëhoqi në Këshill, sepse Gjermania bashkë me 24 vende të tjera që ishin PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim.
Duke qenë se këtu jemi sëbashku me anëtarë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, dua t’ju them se të dy vendet tona jo vetem e kemi anetaresimin në BE si aspiratë, por procesi i anetaresimit na ndihmon te permiresohemi si instrument. Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë.
Por unë besoj se do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Maj 2020, me siguri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisim bisedimet për anëtarësim. Brenda dhjetorit të këtij viti ne do të kemi miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meqënëse në këtë tryezë ka përfaqësues të shumicës por edhe të opozitës parlamentare, unë dua të shpreh nevojën që Shqipëria, brenda dhjetorit të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Këto janë pjesë edhe e detyrave të përcaktuara edhe nga Bundestagu, sepse nuk ka një matricë më të mirë të vlerësimit të progresit të Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave, se sa vendimi i Bundestagut gjerman. Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.
Besoj që Krishtlindjet e 2019 dhe marrja e presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, do të na gjejnë me ndryshime të miratuara në Parlamant”,
tha Balla./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Para
Çau me makinë kordonin e policisë, jepet dënimi për protestuesin

Çau me makinë kordonin e policisë, jepet dënimi për protestuesin

LSI kundër OSBE-së: Ndërkombëtarët mos thellohen në inkrimimin e tyre

Negociatat/ Vasili: Antishteti i Ramës lakuriq në sytë e gjithë botës

Negociatat/ LSDM: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta

Negociatat/ LSDM: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta

TE FUNDIT

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
12 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com