Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në nëntor troket dashuria! Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që gjejnë shpirtin binjak

2024/11/01 at 3:24 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Në nëntor troket dashuria! Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që gjejnë shpirtin binjak

Muaji nëntor është momenti për të lënë pas të shkuarën dhe për të ndjekur fillimet e reja.


Vetëm ditët e para parashikohet të jenë të vështira për shenjat, por gjithçka ndryshon me kalimin e Mërkurit në Shigjetar që do të na frymëzojë e bëjë më optimistë.

Chrysanthi Kalogeri, në parashikimin e muajit për shenjat në programin”Shije Shtëpie” në Tv Klan, veçoi datat më të rëndësishme që do të shoqërohen nga ngjarjet përkatëse.

E rëndësishme është që të mos biem pre e ndjesive negative dhe të manifestojmë të mirat.

Chrysanthi Kalogeri: Nëntori hapet me një hënë të re për të cilën kemi folur javën e kaluar që premton rishikimin e gjërave, stabilitet dhe përforcimin e pozitave dhe marrëdhënieve tona. Njëkohësisht premton fillime të reja afatgjatë me stabilitet dhe me baza të forta e të shëndosha. Pjesa e dytë e nëntorit në datën 15 me hënën e plotë në Dem do të kemi ngjarje të papritura, zhvillime që do të na befasojnë dhe që do të na nxjerrin nga zona e rehatisë. Shumë i rëndësishëm është edhe kalimi i Saturnit në kurs të drejtë në datën 15 nëntor që do të sjellë zhvillime në politikë dhe në jetën tonë. Në datën 19 Plutoni kalon përfundimisht në shenjën e Ujorit dhe për të gjitha ndryshimet rrënjësore në politikë e teknologji, më në fund marrin rrugën dhe drejtimin e tyre.

Në datën 26 Mërkuri kalon në prapavijë kështu që duhet vepruar para kësaj date ose do të hasni pengesa. Në datën 4 Marsi kalon në Luan dhe kjo do të thotë që kalojmë në një periudhë shumë erotike por duhet të ndajmë erotizmin që vjen nga instinkti dhe atë që vjen prej ndjenjave të thella. Është një periudhë erotike dhe krijuese. Duhet t’u japim më shumë rëndësi fëmijëve, problemeve të tyre ose ngjarje që lidhen me ta që do të dalin më tepër në pah. Përveç katër ditëve të para, nga sot e deri në datën 4 do të jenë ditë të vështira, por duhet të kemi kujdes me veprimet, të mos e vëmë veten në rrezik, mos të reagojmë ndaj provokimeve, zilisë, xhelozisë, synimeve të errëta dhe dhunës, megjithatë do të kemi shanse, zhvillime në jetën personale e profesionale.

Astrologia veçon datat 4-5 si shumë të rëndësishme për të marrë mbështetje dhe forcuar pozitat. Shenjat më të favorizuara do të jenë të ujit  (Akrep, Gaforre dhe Peshqit) dhe të tokës (Demi,   Virgjëresha, Bricjapi). Shumë shenja gjejnë edhe dashurinë.

Dashi – Ky muaj favorizon iniciativat e diktuara nga intuita juaj, kombinuar me një strategji do të jenë suksesi juaj. Fokusohuni në sektorin financiar, në ato që kanë të bëjnë me xhepin tuaj dhe me detyrimet ndaj të tjerëve në gjysmën e dytë të muajit. Do të keni një libido shumë të lartë dhe do të jetë një periudhë shumë erotike kur krijmtaria do të lulëzojë. Dëshira për të pushtuar botën duhet të jetë e kontrolluar. Një muaj që s’do të mungojnë aventurat dhe preferoni heshtjen, jo shpërthimin. Në dy ditët e para të javës mund të gjeni mbështetje dhe ndihmë financiare, të keni biseda për një investim ose realizim. Në fund të javës mund të bëni një udhëtim romantik dhe mos të ndërmerrni iniciativa financiare.

Demi – Nëntori është shumë i rëndësishëm pasi sjell fillimin e një periudhe me ndryshime të mëdha në jetën tuaj, sidomos të lindurit në dy ditët e para të shenjës. Ndryshimet mund të kenë të bëjnë me akset kryesore të jetës dhe që do të vijnë nga marrëdhëniet dhe partneritetet që mund të ndryshojnë sferën profesionale ose jetën sociale. Të lindurit në fund të 10-ditëshit të parë e të dytë, me hënën e re do të kenë mundësi të përforcojnë pozitat, të gjejnë një perosn që të krijojnë një lidhje afatgjatë me perspektivë dhe të gjejnë njeriun që i mbështet në synime. Me hënën e plotë, tregohuni më të qetë në marrëdhëniet tuaja sepse të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës do të kenë ndryshime ndaj duhet të dinë pse e kërkojnë këtë liri. Në dy ditët e para të javës do të gjeni mbështetje për realizimin e qëllimeve që mund të jetë këshillë ose një ndihmë reale. Mund të funksionojë shumë pozitivisht për të gjetur një person që do të krijoni një lidhje. Në fund të javës jini të kujdesshëm, mos ndërrmerrni iniciaitva financiare me miqtë dhe mbështetuni në forcat tuaja.

Binjakët – Nëntori është i përshtatshëm që të përvishni mëngët dhe të merreni me përditshmërinë e punën. Do të shpërbleheni për përpjekjet dhe mundimet tuaja, por duhet t’i përkushtoheni një ideali që lidhet me të ardhmen dhe do t’ju tërheqë, veçanërisht të lindurit në ditët e para të shenjës. Tregoni vendosmëri në synimet tuaja dhe hapni horizonte të reja. Në fillim të javës merrni mbështetje nga një njeri me pozitë, do të njihet puna dhe mundi juaj si dhe të ndihmoheni nga një prind. Tri ditët e fundit të javës mos u ekspozoni në jetën sociale dhe fushën profesionale. Bashkëpunëtorët ose njerëzit që ndani punën dhe përditshmërinë mund të duan të marrin arritjet tuaja.

Gaforrja – Nëntori është një muaj shumë i mirë qqë ju ndihmon për arrije në fushën personale, është erotik për ata që kërkojnë dashurinë dhe krijues për ata që duan të realizojnë një projekt. Është momenti të shprehni talente, të udhëtoni, të gjeni shpirtin binjak dhe në gjysmën e dytë të muajit të përqendroheni në forcat tuaja. Data 4 dhe 5 janë shumë të mira për jetën erotike, personale ku mund të udhëtoni me partnerin ose të merrni një mbështetje për një plan afatgjatë. Në pjesën e fundit të javës jini të kujdesshëm, të përpiktë në jetën e përditshme, kujdesuni për shëndetin dhe mos e teproni me ushqimin.

Luani – Fillimi i nëntorit mund tju gjejë më introvertë, të preokupuar me çështje personale, me shtëpinë, familjen ose pronën. Nga data 4, me kalimin e Marsit në shenjën tuaj fillon një periudhë mjaft aktive ku do të keni guximin dhe vullnetin për të vepruar në lidhje me realizimin e ambicieve dhe objektivave. Duhet të jeni të kujdesshëm, sidomos të lindurit  në 10-ditëshin e parë të shenjës gjatë gjithë nëntorit për marrëdhëniet tuaja dhe mos të reagoni ndaj provokimeve. Në gjysmën e dytë të nëntorit do të kenë   ndryshime të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që mund të lidhet me rrjetin social, karrierën dhe mund të vijnë nga bashkëpunimet dhe marrëdhëniet. Këtë javë, dy ditët e para mund të gjeni mbështetjen për një plan, projekt, shtëpinë, familjen ose pronën, ndërsa në tri ditët e fundit jini të kujdesshëm në jetën erotike, vlerësoni situatën dhe personin e mos merrni iniciativa për investime.

Virgjëresha – Nëntori favorizon dy gjëra: jetën personale për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet profesionale. Është periudhë shumë e mirë për të promovuar punë, synimet dhe gjithçka ju intereson. Duhet të jeni të pranishëm dhe të bëni shumë takime në përditshmëri me qëllim që të realizoni promovimin e punës. Në gjysmën e dytë të muajit hapen horizonte të reja, mund të udhëtoni, të merrni një iniciativë përmes ndryshimeve që mund të jetë studime, lëvizje jashtë shtetit ose çështje ligjore. Nga data 11 nëntor, Afërdita kalon në Bricjap kështu që do të favorizoheni në jetën personale e erotike. Fillimi i javës favorizon gjetjen e një mbështetjeje në një inciativë profesionale ose një promovim të punës, por edhe të një personi që do të jetë afatgjatë. Në fundjavë të tregohen të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës në marrëdhëniet e çdo lloji, në sferën financiare dhe me familjen.

Peshorja – Nëntori i kushtohet progresit dhe perspektivave të reja në jetën tuaj ku enerjgia dhe komunikimi luajnë rol të rëndësishëm. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të çlirohen nga një barrë familjare në 4 ditët e para të muajit nëntor. Të lindurit në ditët e para do të shohin zhvillime shumë të mira në jetën e tye. Në gjysmën e dytë të muajit tregohuni të kujdesshëm me financat dhe ndihma vjen nga ku s’e prisni. Në dy ditët e para të javës, do të gjeni një mbështetje financiare, do të shpërbleheni nga puna, do të merrni një ngritje në detyrë, bonus ose ndihmë. Në fundjavë, jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe evitoni keqkuptimet me të tjerët.

Akrepi – Është muaji juaj dhe do të keni ndryshime rrënjësore për të lindurit në ditët e para. Hëna e re kremton fillime të reja me perspektivë dhe stabilitet. Në gjysmën e dytë të muajti do të keni ndryshime dhe ngjarje të papritura në fushën e marrëdhëneieve dhe bashkëpunimeve. Në datën 4 dhe 5, fillimet e reja do t’i vini më tepër në zbatim. Do të jenë dy ditë shumë të mira për jetën erotike, personale, për të zgjidhur një problem investimi ose me fëmijët. Në tri ditët e fundit të javës jini të kujdesshëm në investime dhe çështje që kanë të bëjnë me sferën ekonomike. Do të ndërmerrni një risk që më mirë mos ta bëni sepse nuk do të dilni të fituar.

Shigjetari – Nëntori fillon me përgjegjësi dhe detyrime në jetën personale dhe familjare, por krijon dhe kushte për t’i zgjidhur. Besojini intuitës dhe përfitoni nga ndihma që ju ofrojnë të dashurit. Një gjë është e sigurt, nëntori s’do ju lërë të mërziteni nga monotonia por do të keni një përditshmëri shumë aktive,  me dashuri, aventura dhe takime të bukura që do ju befasojnë këndshëm. Ecni ngadalë dhe me hapa të vogla. Jini të kujdesshëm në fund të javës, sidomos të lindurit në 4-5 ditët e fundit për probeme familjare dhe jetën erotike e personale. Keni tendencë t’i mbivlerësoni këto situata. Në datën 4 dhe 5 do të gjeni mbështetjen që ju duhet për të zgjidhur problemet familjare.

Bricjapi – Nëntori kontribuon që të realizoni qëllimet dhe planet tuaja dhe përmes takimeve, bisedave, kontakteve që do të jeni të pranishëm, të gjeni personin që do ju ndihmojë. Varet nga ju që gjatë muajit nëntor të drejtoni të ardhmen aty ku dëshironi dhe ndoshta do të realizoni një ëndërr. Në datën 11 kalon Venusi në shenjën tuaj.

Ujori – Kjo javë krijon kushte për një fillim të ri në sferën profesionale që premton një përfitim stabël dhe afatgjatë. Në fund të javës, të jeni të kujdesshëm në një inciaitivë që doni të merrni dhe nëse është financiare, është mirë mos të vendosni përfundimisht në fund të javës. Në përgjithësi, është një muaj shumë i mirë për arritjet profesionale dhe shënon ndryshime thelbësore.

Peshqit – Nëntori ju fton të eksploroni horizontet tuaja, të realizoni një fillim të ri e të qëndrueshëm në jetën tuaj personale e profesionale. Duhet të jeni më të vetëdijshëm, të pjekur e me përgjegjësi që të filloni këtë cikël të ri me pozitivitet. Do të keni udhëtime dhe në fundjavë duhet të jeni të kudjesshëm në iniciativat tuaja sepse s’duhet të ekspozoheni në jetën sociale dhe profesionale. Mos i bëni bisht punës dhe mos bëni veprime që ju ekspozojnë./tvklan



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Spiropali takim me Organizatat e Shoqërisë Civile: Shqipëria në 2030 në BE, kontribut edhe i shoqërisë civile

Spiropali takim me Organizatat e Shoqërisë Civile: Shqipëria në 2030 në BE, kontribut edhe i shoqërisë civile

Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin jetën 13 persona

Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin jetën 13 persona

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkon në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkon në SPAK
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}