Kronikë

“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 20/11/20 |
Opi Nion

Shaqir Tollja, një prej personave që ndodhej në mjetin, që u qëllua me breshëri plumbash në qytetin e Bulqizës ka rrëfyer detaje nga ngjarja dhe ka treguar si ka nisur konflikti me autorët.

Ai thotë se konfliktet me autorët janë të hershme, pasi ata kanë kërcënuar me armë zjarri edhe të birin.

Sakaq, Shaqir Tollja, vijon të tregojë se në 9 shtator po të njëjtët persona e kanë dhunuar pasi kishte denoncuar në polici kërcënimin ndaj të birit.

“Më 12 gusht të këtij viti ka pasur një konflikt me kushërinjtë tanë. Më 18 gusht, më ka kapur fëmijën tim 15 vjeç dhe ma ka kërcënuar, i ka vënë armën në kokë. Bëra denoncim në polici dhe na thanë se nuk është një ngjarje tragjike. Më 9 shtator më rrahën mua në 6 e gjysmë të mëngjesit, vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishin vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën. Unë isha duke shkuar në punë, më dolën në afërsi të xhamisë, në qytet të ri”, thotë Shaqir Tollja për News24.

Teksa tregon se i njeh autorët e ngjarjes së sotme, Tollja i kërkon shtetit të zbardhë ngjarjen ndryshe do të hakmerret.

“Sot isha duke ikur për në punë. Autorët ishin me një “Land Rover”. Nuk e dimë kush qëlloi nga brenda makinës, pasi ishte me xhama të zinj. Ne i njohim autorët. Ne kërkojmë nga shteti që të zbardhet sa më shpejt ngjarje, që të mos bëjmë ndonjë të pabërë, se dhe ne mund të hakmerremi. Jemi një fis i tërë që rrimë me frikë prej tyre”, tregoi Tollja./Opinion.al

 

Pas