Aktualitet

Gara për hetues në BKH, kualifikohen për në testin e radhës 39 kandidatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 20/11/20 |
Opi Nion

Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë me dije se ka përfunduar faza e katërt e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues.

Përmes një njoftim, BKH bën me dije se vetëm 39 kandidatë kanë kaluar fazën e intervistës nga 60 hetues që duhet të ketë ky institucion në total.

Në vijim 39 kandidatët e kualifikuar duhet të plotësojnë deklaratën e pasurisë. “Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Deklaratat e pasurisë, të plotësuara, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020”, thuhet në njoftimin e BKH-së.

653 aplikantë nisën garën për 60 vende të BKH-së, por më tepër se 600 u skualifkuan gjatë katër fazave të zhvilluara deri tani./Opinion.al

Pas