Policia e Vlorës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Penkovë së bashku me të birin pasi kishin kultivuar bimë narkotike përreth banesës së tyre.
Shtetasit e arrestuar janë, A. N., 57 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë, në Bashkinë Selenicë, dhe V. N., 23 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”./Opinion.al