Kronikë

Drogë në kopsht, arrestohet kryeplaku dhe djali i tij


               Publikuar në : 16:39 - 13/06/19 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Penkovë së bashku me të birin pasi kishin kultivuar bimë narkotike përreth banesës së tyre.

Shtetasit e arrestuar janë, A. N., 57 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë, në Bashkinë Selenicë, dhe V. N., 23 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”./Opinion.al

Pas